LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detaje nga dasma e Fatos Nanos dhe Lulzim Bashës (Foto)

Zbulohen detaje nga dasma e Fatos Nanos dhe Lulzim Bashës (Foto)

Pranë Bashkisë së Tiranës që nga viti 2001, Eda Turku njihet nga të gjithë si zonja që celebron ҫiftet para altarit.

Është një punë e bukur që ajo e bën me shumë dashuri që nga fillimet e saj, por më e bukur bëhet kur para altarit ka edhe personazhe të njohur, politikanë e artistë, të cilët nuk e fshehin dot emocionin e këtij momenti të veҫantë në jetën e tyre.

E ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan, Eda ka rrëfyer për punën e saj dhe për marrëdhëniet që ka krijuar me ҫiftet që marton. Po ashtu, ajo ka zbuluar edhe disa prej momenteve më të veҫanta kur ka martuar një pjesë të politikavëne, shkruan Class.


Cilat ishin celebrimet më të veҫanta?

Fatos dhe Xhoana Nano

Martesa e z.Nano u zhvillua në rezidencën e tij, në atë kohë ishte Kryeministër, kanë kaluar shumë vite që atëherë. në atë kohë, isha pak më elegante. Sapo hyri zoti Nano, më pa dhe më tha: “Uaaa, sa e gjatë. Me sa duket, ka kritere bashkia e Tiranës për të të marrë në punë. Zoti Nano e mori me shumë seriozitet, edhe Xhoi. Më bëri përshtypje se ishte shumë i dashur, si ai, ashtu edhe Xhoi. Mendova se procedura e celebrimit do të mbaronte shpejt e shpejt, thashë për 10 minuta, por zoti Nano krijoi një ambient shumë të mirë, filloi të më pyeste për punën, madje edhe për jetën time private. E kishte nga emocioni, besoj. Shumë të kujdesshëm dhe të dy të vëmendshëm ndaj ҫdo detaji.

Luzim dhe Aurela Basha

E mbaj mend edhe dasmën e z. Lulzim Basha, është celebruar në 8 maj 2004, sepse të nesërmen unë kam pasur ditëlindjen. Më ka bërë përshtypje komunikimi dhe impenjimi i vazhdueshëm, të kujdesshëm ndaj ҫdo detaji. Aurela erdhi me fustan të bardhë dhe ajo ҫka është më interesantja tek ata ishte që puthja e tyre zgjati shumë…. me sekonda, por zgjati.

Eduart Shalsi

Edhe bashkëshortja e Shalsit ishte shumë e dashur. SI të gjitha nuset, edhe ajo u kushtonte rëndësi detajeve, i kërkonte, ndërsa Shalsi kishte shumë emocione….

Jorida Tabaku

Në kohën kur është martuar ka qenë nënkryetare e bashkisë. Edhe ata të dy shumë të kujdesshëm, Jorida shumë e bukur. Bashkëshorti i saj ishte edhe pedagog dhe në ceremoni kishte edhe disa student, prania e të cilëve e emociononte. Por kanë qenë ҫifti me shumë dashuri në sytë e tyre.

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Magazina
Arioni me kërkesë ndaj ‘Vëllait të Madh’: Një dhomë veçmas me Dianën, pa kamera

Arioni me kërkesë ndaj ‘Vëllait të Madh’: Një dhomë veçmas me Dianën, pa kamera

Magazina
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Magazina
Kader Kicaj shkelqen në fotografitë e fundit me pamje elegante

Kader Kicaj shkelqen në fotografitë e fundit me pamje elegante

Magazina
Angelina Jolie tërheq vëmendjen me elegancën e saj në New York, promovon filmin biografik

Angelina Jolie tërheq vëmendjen me elegancën e saj në New York, promovon filmin biografik "Maria"

Magazina
Publikohet një pjesë e shtëpisë së edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Publikohet një pjesë e shtëpisë së edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori