Në një debat televiziv, gazetari Çim Peka pyet kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për prejardhjen e tij. A është nga Berati, nga Burreli, nga Vlora, nga Durrësi, apo nga Tirana? Përgjigjen e Ramës mund ta lexoni më poshtë.
“Si t’u them se të parët e mi nga babai kanë zbritur nga Berati në Durrës. Kristaq Rama i I-rë është stërgjyshi im, i cili ishte një përfaqësues intelektual i shtresës së mesme të kohës; kishte pasionin e madh për të hapur shkolla të gjuhës shqipe në atë kohë dhe ka bërë një rrugëtim nga Berati drejt Durrësit ku ka qenë dhe në shpalljen e pavarësisë. Aty më pas përqendrua familja.
Gjyshi i cili më pas shkoi për të bërë studimet në Itali që të merrte stafetën e të atit, i mori të gjithë paratë e të atit për të bërë shkollën, bleu një super makinë private dhe erdhi pas gjashtë muajsh dhe përfundoi shofer i kryetarit të bashkisë. Kur vajti kryetari i bashkisë në pritjen e festës kombëtare tek naltmadhnija, naltmadhnisë i mbetën sytë tek vetura dhe kujtoi se ky e kishte blerë me lekët e buxhetit, ndërkohë që ky i thotë se ajo nuk është e imja, është e shoferit. Naltmadhnija ia mori shoferin me gjithë makinë kryetarit të bashkisë.
Pastaj historia dihet me tim atë: ai ka lindur në Durrës. Nga ana e gjyshes nga babai, gjyshja ka qenë motra e Zef Konomit – ishte vajzë e një martesë të një burri katolik nga Shkodra me një grua e cila kishte lindur në Bosnje që kishte babain kroat, nënën veneciane. Ata u vranë në një aksident kur fëmijët ishin shumë të vegjël.
Dhe, gjyshen bashkë e të vëllain i ka rritur kumbari i cili ishte pronari i Grand Hotelit në Shkodër, i martuar me shefen e kuzhinës së Privc Vidit. Ajo ishte austriake dhe nga nëna të parët tanë kanë qenë mirditorë; kanë zbritur nga Mirdita në Vuno, dhe për këtë arsye shumë nga mbiemrat e të ardhurve në Vuno janë bashkime emrash të katolikëve të Mirditës – si Koleka, Ndrenika. U sqarove se nga jam unë. Unë jam nga gjithë Shqipëria, por faktikisht jam çun Tirone”, ka thënë Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos