Ajo ka shërbyer si ushtare në misionin paqeruajtës zviceran, Swisscoy në Kosovë. Ndërsa tash përgjigjet para gjykatës ushtarake, në Cyrih, Zvicër.
Gruaja 35 vjeçare nga Kantoni Thurgau, derisa po voziste makinën ushtarake diku në Kosovë vitin e kaluar ka shkaktuar një aksident, shkruan azonline.ch.
Pasi që nuk ka mundur ta kontrollojë në një kthesë, makina e saj ka rrëshqitur, ka goditur një shtyllë elektrike dhe është rrotulluar.
Përkthyesja që ka qenë me të ka pësuar tronditje truri dhe gërvishtje. Pasojat tjera përveç atyre materiale, nuk janë të rënda. Por, është interesante mënyra se si ajo e shpjegon para trupit gjykues ndodhjen e aksidentit, transmeton albinfo.ch.
Sipas saj, “në Ballkan ecën puna vetëm nëse përshtatesh me kulturën e atjeshme”.
Misioni i Swisscoy-t konsiston në grumbullimin e informacioneve nga popullata dhe autoritetet e Kosovës. Dhe, për ta bërë këtë me sukses duhesh t`i përshtatesh rrethanave, thotë ish ushtarja. Në këtë rast kjo do të thotë të pish raki me mikpritësit, me serbët e Kosovës. Ka qenë tepër e vështirë vendosja e komunikimit me priftin e fshatit, (diku në Kosovë) kështu që për të pasur sukses, asaj i është dashur të shkonte në një kafe dhe të pinte raki bashkë me priftin serb, oficerin zviceran dhe mikpritësit tjerë, përcjell albinfo.ch. Madje shumë raki! Aq shumë sa që kur në rrugën e kthimit e mori timonin e makinës ushtarake (pasi që oficeri ishte më i dehur se ajo), e humbi kontrollin mbi të dhe ndodhi aksidenti.
Në seancën gjyqësore është pranuar se në rregulloren ushtarake të Swisscoy-t në Kosovë pranohet, madje preferohet pirja e alkoolit me mikpritësit me qëllim lehtësimin e komunikimit. Por fjala është vetëm për ndonjë gotë të vogël, në nivel simbolik dhe jo edhe për shoferin!
Pasi që ushtarja e rrëfimit tonë e ka tejkaluar shumëfish këtë masë “simbolike”, ajo është dënuar me kusht me një gjobë prej 9,100 frangash.
Ndërsa shefi i saj, oficeri, ka marrë një dënim me 3600 franga për faktin se e ka lejuar ushtaren të ngiste makinën në gjendje të dehur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës