Një hetim i nisur nga Prokuroria e Tiranës për vjedhjen e një çante me para në një hotel zbuloi një rrjet prostitucioni. Një pjesë e personave janë dënuar pak kohë më parë, ndërkohë që Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim edhe pronarin e hotelit, të akuzuar për “Mbajtje të lokaleve për prostitucion”.
Në gusht 2015, shtetasi E.L. dhe disa miqtë e tij kanë qëndruar në hotelin “Papi” në Tiranë, në dhoma të ndryshme. Në mëngjes, në dhomën e shtetasit E.L. është paraqitur shtetasja M.Dalti, e cila i ka sugjeruar të merrte një vajzë, e cila ushtronte prostitucion në atë hotel. Shtetasi D.L. nuk ka pranuar, por gjithësesi, sipas deklarimit të tij, shtetasja M.Dalti është paraqitur sërish në dhomën e tij, së bashku me dy vajza. Sërish, sipas deklarimit, shtetasi E.L. nuk ka pranuar “shërbimet seksuale” të vajzave. Pas kësaj bisede, ai ka konstatuar se në dhomë i mungonte çanta e dorës, në të cilën gjendeshin 3500 euro.
Ai menjëherë ka bërë kallëzim penal në Polici, e cila nisi veprimet proceduriale dhe referoi rastin në Prokurori.
Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës ende nuk është identifikuar me prova të plota personi përgjegjës për vjedhjen e parave, por ndërkohë hetimet u zhvilluan edhe për faktin penal të ushtrimit të prostitucionit në atë hotel.
Nga të dhënat hetimore, rezultonte se hoteli ishte në pronësi të shtetasi Përparim Xhelili, por që ia kishte dhënë në përdorim shtetases M. Dalti. Kjo e fundit, në hotel, ndërmjetësonte me klientët për t’i ofruar disa vajza, të cilat kryenin “shërbime seksuale”.
Në bazë të veprimeve proceduriale, në kuadër të hetimit për vjedhjen e parave, u arrestuan në flagrancë shtetasja M.Dalti, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”. Gjithashtu, u arrestua edhe shtetasi F. Gecaj, roje në hotel, për “moskallëzim krimi”. Ky I fundit ishte në dijeni të veprimtarisë së paligjshme në hotel, por e mohoi para organit procedues. Dy shtetasit e mësipërm janë dërguar për gjykim dhe më tej janë dënuar për veprat për të cilat akuzoheshin. Gjithashtu, është shpallur fajtore edhe shtetasja I.D., për veprën penale të “Prostitucionit”.
Ndërkohë, ndryshe nga sa rezultoi gjatë hetimit, në gjykim, të pandehurit deklaruan se hoteli ishte në pronësi dhe shfrytëzohej nga pronari i tij i ligjshëm, Përparim Xhelili. Pra, pavarësisht se ishte deklaruar se hoteli përdorej nga shtetasja M. Dalti, në fakt, i dyshuari Xhelili organizonte punën në hotel, përfshirë edhe sigurimin e kushteve për prostituimin.
Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës urdhëroi arrestimin e shtetasit Përparim Xhelili, i dyshuar për “Mbajtje të lokaleve për prostitucion”. Ky i fundit rezulton se është dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe për të njëjtin hotel.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim kërkesën për shtetasin Xhelili.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!