Analistët hezitimin për ballafaqim të kandidatëve për kryeministër e konsiderojnë mungesë kulture të debatit.
Emisioni Jeta në Kosovë që të parin #DebatPernime e zhvilloi mbrëmë, kishte planifikuar që serinë e ballafaqimeve televizive për zgjedhjet e 11 qershorit ta niste me përballjen mes kandidatëve për kryeministër.
Por ky debat nuk u realizua, pasi pretendenti për kryeministër i koalicionit PDK-LDK-Nisma, Ramush Haradinaj ishte kategorik që të mos ballafaqohej me Avdullah Hotin e Albin Kurtin.
Haradinaj nuk mori pjesë as në një debat të paralajmëruar në Klan Kosova para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore, pasi Komisioni i Pavarur për Medie u sugjeroi medieve që të mos transmetojnë debate tilla para 31 majit kur nisi zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 qershorit
Ligjëruesi i shkencave politike në Universitetin Paris Est të Francës, Nezir Kraki thotë për KALLXO.com se në Kosovë mungon kultura politike e ballafaqimeve të mëdha.
“Mendoj që kjo ka lidhje më shumë me kulturën e debateve në Kosovë sesa me ndonjë frikë të zotit Haradinaj siç flitet në rrjetet sociale. Thjesht, në Kosovë ende nuk është instaluar kultura politike e debateve ‘të mëdha’ ndërmjet kandidatëve për kryeministër apo për president, gjëra këto krejt normale në disa demokraci europiane”, tha Kraki.
Ndërsa analisti tjetër Imer Mushkolaj tha për KALLXO.com se kandidatët për kryeministër duhet të ballafaqohen.
“Debati ndërmjet kandidatëve për kryeministër është më se i domosdoshëm të ndodhë. Nuk mjafton që qytetarët t’i dëgjojnë veç e veç qëndrimet e pretendentëve për kryeministër. Ata duhet t’i dëgjojnë ata teksa i ballafaqojnë argumentet dhe alternativat e tyre qeverisëse. Refuzimi për të qenë pjesë e debateve të tilla nuk është gjëja e duhur”, tha Mushkolaj.
Ai kërkoi krijimin e një rregullative të veçantë që do të obligonte kandidatët për kryeministër që të paktën një herë të dalin përballë njëri-tjetrit në debatet zgjedhore.
Por ligjëruesi Kraki thotë për KALLXO.com se ballafaqimi nuk duhet të obligohet, por duhet krijuar tradita që nuk e shmang këtë ballafaqim.
Ai tregon se në Francë mungesa e ballafaqimit në debate konsiderohet ligësi politike.
“Nuk mund të ketë një ligj që do t’i obligonte njerëzit të marrin pjesë në debate. Në Francë për shembull s’ka një ligj të tillë por eksiton një traditë politike e debateve prej viteve të 70-ta. Domethenë, është një ligj apo rregull i pashkruar të cilin partitë e respektojnë sepse ikja nga debatet kosiderohet si ligësi politike”, tha Kraki.
Në debatin e parë zgjedhor të emisionit “Jeta në Kosovë” të transmetuar mbrëmë në RTV 21 ku u diskutua për politikën e jashtme, zyrtarët e PDK-së kishin kërkuar që për të qenë pjesë e debatit duhet të kenë më shumë hapësirë.
“Në ora 17:00 na kanë konfirmuar që e vetmja mënyrë për ta denjësu publikun me praninë e tyre për t’u ballafaquar publikisht me oponentët politikë është nëse ata e kanë hapësirën trefish më të madhe se sa ‘Vetëvendosje’ edhe dyfish më të madhe se koalicioni LDK-AKR-Alternativa”, tha moderatorja Jeta Xharra.
Xharra kishte shtuar se sipas informacioneve që ajo ka, ka qenë pikërisht shefi i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli që kishte kërkuar Enver Hoxhajt të mos merrte pjesë në debat, edhe pse Hoxhaj e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.
Debati më tepër u përcoll me akuza e kundërakuza, sesa me shpjegim se si do t’i qasen subjektet politike politikës së jashtme.
Ligjëruesi në Paris Kraki thotë se politikanët nuk po diskutojnë për programet për shkak të kufizimeve intelektuale dhe mungesës së programeve partiake.
“Mendoj që disa parti politike nuk flasin për programet e tyre sepse thjesht ato programe ose nuk ekzistojnë fare, ose qëndrojnë në 2-3 faqe tekst. Pastaj cekësia në mendime dhe argumente i shtyn njerëzit në akuza dhe dialogje monotone pa asnjë sens apo interes për publikun. Për fat të keq në partitë politike të Kosovës ka ende shumë personazhe me njohuri dhe bagazh intelektual shumë të kufizuar”, tha Kraki për KALLXO.com.
Imer Mushkolaj thotë se votuesit duan të shohin programet, pasi janë ngopur me akuza e kundërakuza.
“Qytetarët do të duhej të votonin bazuar në programet, respektivisht alternativat qeverisëse që ofrojnë subjektet. Fatkeqësisht, deri tash kemi parë fare pak nga programet e partive. Njerëzit janë ngopur dhe irrituar me akuza e kundërakuza të eksponentëve politikë, andaj votën duhet ta japin bazuar ekskluzivisht për programet, e jo broçkullat që thonë politikanët”, tha Mushkolaj për KALLXO.com.
Ndërsa Kraki që ndjeku debatet e kandidatëve për president në Francë në zgjedhjet që u mbajtën në fund të prillit dhe fillim të majit, thotë se debatet e atjeshme nuk mund të krahasohen me ato në Kosovë.
Në Francë sipas Krakit partitë politike i dërgojnë në debate njerëzit që janë të përgatitur për fushën që diskutohet dhe të dërguarit kanë kulturë të debatit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës