Zyra e Prokurorisë së Shtetit për qarkun Wayne në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar sot se ka tërhequr të gjitha akuzat kundër Desmond Ricks nga Detroiti, i cili i ka kaluar 25 vite në burg për një vrasje për të cilën ai pretendon se policia ia kishte falsifikuar provat, duke ia marrë revolen e nënës të cilës ia ndërruan plumbat me disa tjerë, shkruan AP.
“Shpresoj që do të kënaqeni në liri”, i ka thënë gjykatësi Richard Skat, 51-vjeçarit Ricks pas përfundimit të seancës dëgjimore që zgjati vetëm disa minuta, transmeton Telegrafi.
Raportohet se analizat e kryera tek dy plumbat që kanë vrarë viktimën, kanë treguar se ata nuk përshtaten me revolen e cila në vitin 1992 ishte prezantuar në gjykatë si arma me të cilën është kryer vrasja.
Ricks ishte akuzuar për vrasjen e mikut Gary Benet pranë një restoranti në Detroit, dhe është dënuar me 32 vite heqje lirie.
Siç raporton AP, Riks është liruar gjatë javës së kaluar, kurse sot gjykata ka njoftuar se nuk do të ketë rigjykim tjetër kundër Ricksit.
“Nuk kam kohë të jem i nervozuar apo i tërbuar. Thjesht dëshiroj ta jetojë jetën në maksimum”, ka deklaruar Ricks brenda sallës që ishte e mbushur me anëtarët e një grupi të studentëve të Fakultetit Juridik nga Universiteti i Michiganit.
Ky grup i studentëve në kuadër të hulumtimeve të rasteve që pretendojnë së janë gjykuar padrejtësisht kishin kërkuar që të rihapet rasti i Ricksit, pasi ishin shfaqur fotografitë e plumbave me të cilat ishte vrarë Benet, por që nuk ishin përshtatur me kalibrin e plumbave që ekspertët i kishin gjetur në skenën e krimit 25 vite më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Shtyhet pa afat vendimi për dënimin e presidentit të zgjedhur Trump për çështjen e ngritur ndaj tij në Nju Jork
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje