LAJMI I FUNDIT:

Bunjaki të hënën publikon listën anti-Turqi

Bunjaki të hënën publikon listën anti-Turqi
Albert Bunjaki sa ishte përzgjedhës i Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, do të publikojë të hënën listën e 23 lojtarëve të ftuar për kualifikueset e botërorit Rusia 2018.

Kosova më 11 qershor do të përballet me Turqinë në stadiumin shkodran të Loro Boriçit.

Lista e reprezentacionit të Kosovës dalëngadalë po merr formë dhe nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në skuadër nga të ftuarit e mëhershëm.


Kosova deri tash ka fituar vetëm një pikë nga pesë ndeshjet kualifikuese. /Telegrafi/