LAJMI I FUNDIT:

Milenko në Prokurori, dyshohet për kërcënim të sigurisë përmes qëndrimeve raciste dhe ksenofobe

Milenko në Prokurori, dyshohet për kërcënim të sigurisë përmes qëndrimeve raciste dhe ksenofobe

Gazetari kontraverz, Milenko Nedellkovski ka bërë të ditur se ka qenë i ftuar në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai bën të ditur se në Prokurori është thirrur si i dyshuar për vepër penale ”Kërcënim të sigurisë përmes përhapjes së materialeve raciste dhe ksenofobe përmes sistemit kompjuterik”.


Megjithatë, ai dyshon se është ftuar për shkak të thyerjes së pllakës përkujtimore bullgare në Kajmakçallan. Me këtë rast, Nedellkovski akuzon se bëhet fjalë për persekutim të tij, të fjalës së lirë dhe se nuk do të shantazhohet lehtë, sipas tij, siç janë shantazhuar Zaevi, Gruevski, Jankuloska, Janakieski, Verushevski, Mijallkovi./Telegrafi/