LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i PPE-së në hapje të fushatës së LDK-së dhe koalicionit

Presidenti i PPE-së në hapje të fushatës së LDK-së dhe koalicionit

Presidenti i Partive Popullore Evropiane (PPE), Joseph Daul, vjen të enjten në Kosovë, për të marrë pjesë në hapje të fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës Kosova e Re (AKR), Alternativës dhe Lëvizjes për Drejtësi dhe për t’i dhënë mbështetje të fuqishme koalicionit të së djathtës në Kosovë.

“Presidenti i PPE, anëtare e të cilës është edhe LDK-ja, do të vjen në Prishtinë për të sjellë përkrahjen e Partive Popullore Evropiane, për koalicionin e djathtë, të cilit i prin LDK-ja dhe kandidati i saj për kryeministër, Avdullah Hoti.

Daul, është mik i madh i Kosovës dhe ndër lobuesit më të fuqishëm për Kosovën në Bashkimin Evropian. Anëtarët e PPE kanë postet kryesore në Bashkimin Evropian dhe drejtojnë qeveritë e shumë vendeve anëtare të BE-së


Me rastin e hapjes së fushatës, Presidenti Daul do të mbajë një fjalim, para kandidatëve të koalicionit për deputetë dhe para simpatizantëve”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu, LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi, njoftojnë elektoratin dhe qytetarët se, tubimi qendror mbahet të enjten, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë në ora 17:00.

Në këtë tubim do të prezantohen kandidatët për deputetë të koalicionit të djathtë, si dhe do të mbahen fjalime nga krerët e partive në koalicion dhe kandidati për kryeministër, Dr. Avdullah Hoti.

Të gjithë anëtarët e partive të koalicionit dhe qytetarët janë të ftuar që të marrin pjesë në këtë manifestim.