LAJMI I FUNDIT:

Fillon fushata për vetëdijësimin e qytetarëve të Maqedonisë për rrezikun e kancerit

Fillon fushata për vetëdijësimin e qytetarëve të Maqedonisë për rrezikun e kancerit

Me rastin e dhjetëvjetorit të themelimit, shoqata ”Borka” dhe agjencia kreative ”P World” fillojnë fushatën për ngritjen e vetëdijes për kancerin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i fushatës është që t’u bëhet e ditur qytetarëve për seriozitetin e këtij problemi, si edhe të nxitin institucionet shtetërore dhe shëndetërore për të ndërmarrë aktivitete në drejtim të zgjidhjes së këtyre problemeve kërcënuese për jetën e qytetarëve.

Në Maqedoni, 20 pacientë të rinj diagnostifikohen me kancer, kurse 13 pacientë në ditë vdesin nga kanceri./Telegrafi/