NISMA për Kosovën sonte në Prizren, mbajti tubim mobilizues me simpatizantë të rajonit të Vrrinit dhe Lumës.
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha se nëse qytetarët dëshirojnë ndryshimin e gjendjes në Prizren dhe Kosovë, kanë rastin që më 11 qershor këtë ta bëjnë duke triumfuar Nisma në zgjedhjet parlamentare dhe po ashtu, Nisma të fitojë edhe në zgjedhjet lokale në Prizren, të cilat mbahen në tetor.
“Si asnjë herë më parë Kosovës i duhet ndryshimi, për të ecur përpara Kosova me programin social demokrat të Nismës. Ju banorë të Lumës, Vrrinit dhe Opojës, mbështeteni Zafirin për deputet se i duhet rajonit tuaj. Zafa për pak kohë na duhet në Parlament, e për shumë kohë në Komunën e Prizrenit, si kryetar. Ndërsa, sekretari i përgjithshëm Bilall Sherifi na duhet për më shumë në Kuvend”, tha Limaj.
Ndërsa, kandidati për deputet dhe kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha tha se asnjë herë nuk janë mposhtur dhe nuk do të mposhtën as më 11 qershor.
“Nisma për Kosovën është subjekt i ri, por me udhëheqës me përvojë, siç është Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi etj. Unë do të angazhohem fuqishëm për këtë rajon në Kuvend me mbështetjen tuaj të sigurt që e kam”, tha ai.
Sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi tha se kjo pjesëmarrje sonte këtu po tregon mbështetjen pa as një kusht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe