LAJMI I FUNDIT:

Kështu do të duket fletëvotimi në zgjedhjet e 11 qershorit (Foto)

Kështu do të duket fletëvotimi në zgjedhjet e 11 qershorit (Foto)

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në një konferencë për media ka prezantuar fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Javën e kaluar KQZ, kishe hedhur edhe shortitn e renditjes së partive në fletëvotim.


Koalicioni PDK-AAK-NISMA do të ketë numrin 12, ndërkaq koalicioni LDK-AKR-Alternativa numrin rendor 16, raporton EkonomiaOnline.

Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 35 në fletëvotim në zgjedhjet e 11 qershorit.

Partia Fjala në fletëvotim ka numrin 29, ndërsa Lista serbe ka numrin 22 në fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme.

Përndryshe, janë 26 subjekte politike që garojnë për zgjedhjet e 11 qershorit.