LAJMI I FUNDIT:

Ngrihet aktakuzë për dy shtetas të Shqipërisë, fusnin drogë në Kosovë

Ngrihet aktakuzë për dy shtetas të Shqipërisë, fusnin drogë në Kosovë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamentit për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve GJ.K dhe K.Z. që të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analog.

Sipas aktakuzës, të pandehurit GJ.K dhe K.Z. me datën 22.10.2016, pa autorizim kanë ndërmjetësuar transportin e dërgesës të  substancës psikotropike të llojit marihuanë, me qëllim të shpërndarjes, shitjes ose ofrimit për shitje, në atë mënyrë që A.M, Gj.K. dhe K.Z. janë nisur  në drejtim të kufirit Kosovë-Shqipëri  për të sjellë dërgesën në Kosovë prej 39 kilogramëve dhe 0.35 gramëve substance psikotropike e llojit marihuanë.

Të akuzuarit Gj.K dhe K.Z. duke komunikuar dhe koordinuar me të akuzuarin A.M. kanë futur dërgesën e marihuanës nga Shqipëria në Kosovë.


Por, pas intervenimit të Policisë së Kosovës, të akuzuarve i janë gjetur 60 paketime të mbështjella me substancë psikotropike të llojit marihuanë  dhe një qese me ngjyrë të zezë, po ashtu të mbushur me substancë psikotropike të llojit marihuanë, me peshë totale prej 39 kilogramëve dhe 0.35 gramëve.

Ndërsa, ndaj të akuzuarit A.M. Prokuroria ka ngritur më herët aktakuzë për veprën e njëjtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori