Në Ballkan ka shumë kriza, kurse diplomacia amerikane është rikthyer sërish. Ata përdorin ndikim te shqiptarët nga të cilët varet edhe stabiliteti në rajon, shkruan “nzz.ch” përmes korrespondentit të saj në Ballkan, Andreas Ernst, përcjell albinfo.ch.
Shfaqja e fundit dhe më e madhja ishte në shkurt të vitit 2008, kur Kosova shpalli Pavarësinë e saj. Shqiptarët i falënderojnë ata dhe festojnë me flamuj amerikanë. Më pas, amerikanët sikur largohen dhe terrenin ua lëshojnë evropianëve, sidomos gjermanëve.
Gjermanët, apo Berlini bindi serbët që të fillojnë procesin e normalizimit me Kosovën në vitin 2012.
Diplomacia evropiane është dobësuar për shkak të krizës së Bashkimit Evropian, por edhe integrimit të tejzgjatur të vendeve ballkanike.
Duke shfrytëzuar këtë, në mars presidenti i Kosovës kërkoi themelimin e ushtrisë, edhe pse kishte kundërshtime e mospajtime nga evropianët. Kështu ndodhi edhe në Maqedoni e Shqipëri.
Ardhja e Trumpit në pushtet shtoi frikën sidomos te shqiptarët se politika amerikane ndaj tyre do të ndryshonte për të keq. Por, me lëvizjet e fundit, ata u bindën se nuk është kështu.
Por, duke parë këtë situatë, amerikanët ‘hynë’ në lojë dhe u rikthyen sërish, duke stabilizuar Ballkanin.
Thaçi tërhoqi vendimin për ushtrinë, në Maqedoni u qetësua situata, kurse zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen sipas planit. Mjaftuan disa blic vizita të ndihmëszëvendëssekretarit amerikan Hoyt Yee, këtij politikani që rrezaton një “forcë të butë”, që gjërat të viheshin në vend, transmeton albinfo.ch gazetën zvicerane.
Më tutje gazeta shkruan se në proceset e zhvillimit, shqiptarët kanë pasur më shumë sukses se serbët.
“Përderisa nacionalizmi serb ka pësuar disa disfata njërës pas tjetrës, ai shqiptar ka korrur fitore. Shqiptarët janë më të faktorizuar se kurrë më parë në regjion. Pas dekadave të izolimit, Shqipëria është bërë pjesë e NATO-s, me pavarësimin e Kosovës, është krijuar shteti i dytë shqiptar në Ballkan ndërsa shqiptarët e Maqedonisë, pas konfliktit të vitit 2001, fituan praktikisht pozitën e kombit të dytë shtetformues në Maqedoni. Dhe kjo nuk është e fundit çfarë pretendojnë shqiptarët. Bashkimi kombëtar nuk është më tabu për ta, thotë Ernst, duke iu referuar deklaratës së para disa muajve të Edi Ramës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se nëse nuk mund të hyjnë në Bashkimin Evropian do të bashkohen me Kosovën, kurse Lëvizja Vetëvendosje parasheh një referendum për t’u bashkuar me Shqipërinë. Duke parë këto lëvizje por edhe shtimin e ndikimit rus e të Turqisë, amerikanët vendosën të rikthehen, duke e treguar sërish më tepër prezencën e tyre në Ballkan. /albinfo.ch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ankesat e LVV-së në PZAP, Lushaku: Mendësia absolutiste e ‘500K zemrave’ nuk ja doli, e tash turren me kontestu procesin e zgjedhjeve

ASH-Sela: Parkingu i Qendrës Klinike Universitare duhet të menaxhohet nga vetë institucioni, jo nga kompani private

Rama flet për listat e PS dhe sulmon koalicionin e opozitës: Grumbull me rraqe

"Marshojmë s'festojmë", pjesëmarrësit hedhin ngjyrë të kuqe e tymuese para objektit të policisë dhe gjykatës

I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

KFOR-i amerikan hasi në mjete të dyshuara, Policia konfiskon armë dhe municion në Zveçan

Tri ankesa në PZAP, KQZ pret shqyrtimin e tyre para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare

LVV sërish akuzon LDK-në për manipulim të votave nga diaspora, kërkojnë hetim të plotë për të gjitha parregullsitë

BE-ja thotë se Serbia po e shkel Marrëveshjen me Kosovën me sjelljen e saj në KiE

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

NYT: Përplasje e madhe mes Muskut dhe Rubios para syve të Trumpit

Azemi i LDK-së: Po e presim kryetarin e LVV-së le ta bëjë hapin i pari për Qeverinë

Reagimi i ashpër i Ronaldos kur pa sozinë e tij: Nuk je si unë, je shumë i shëmtuar

Eksperti amerikan, Joseph: Kurti të përgatitet për presione të forta nga administrata Trump

UEFA publikon katër ekipet më të shtrenjta në botë – vendi i parë do t’iu shokojë