Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar nënshkrimin e deklaratës për transparencë financiare gjatë fushatës zgjedhore nga partitë politike.
Transparenca financiare e subjekteve politike ka qenë temë diskutimi një kohë të gjatë në Kosovë, duke ngritur dilema sa i përket mënyrës së raportimit të subjekteve politike.
Edhe pse deri në vitin 2012 ka pasur një auditim formal, kjo nuk ka ndodhë fare për zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe zgjedhjet parlamentare në 2014. Ky problem poashtu është adresuar edhe nga Komisioni Evropian përmes Raportit të Progresit.
Deklarata e nënshkruar sot, dëshmon vullnetin e partive politike që të marrin hapa në rritjen e transparencës financiare, thuhet në njoftimin për media të D4D.
“Është obligim i partive politike që të jenë model për shoqërinë duke ofruar hapjen e tyre karshi publikut edhe në aspektin financiar. Kjo hapje do të ndryshonte perceptimin e qytetarëve karshi subjekteve politike, duke i shfaqur para publikut më transparente dhe më llogaridhënëse”, thuhet në njoftim.
Partitë politike nënshkruese të kësaj deklarate janë: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Aleanca Kosova e Re (AKR), Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), Lëvizja për Bashkim (LB), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Nisma për Kosovën (NISMA), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Partia Liberale Egjiptiane (PLE). D4D do të bashkëpunojë ngushtësisht me të gjitha subjektet politike duke u siguruar për respektimin e zotimeve të kësaj deklarate.
Shpend Emini, Drejtor Ekzekutiv i Institutit Demokraci për zhvillim theksoi që edhe pse Ligji për financimin e partive politike përcakton afatet ligjore të cilat partitë politike duhet të raportojnë, kjo ende nuk ka ndodhur.
“Prandaj synim i deklaratës është që partitë politike të përmbushin zotimet e tyre duke publikuar raportin e shpenzimeve gjatë fushatë zgjedhore dhe raportimin e saktë për shpenzimet vjetore financiare”, tha ai.
Ndërsa, Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor, mirëpriti nënshkrimin e kësaj deklarate dhe iniciativën e D4D-së për të kërkuar nga partitë politike më shumë transparencë në shpenzimet e fushatës zgjedhore.
Daka po ashtu tha se kjo deklaratë i kontribuon zhvillimit demokratik të këtyre zgjedhjeve.
Nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Luigi Brusa, tha se deklarata e nënshkruan në frymën e Ligjit mbi financimin e partive politike, është parakusht për demokratizim dhe funksionalizim me standarde ndërkombëtare të subjekteve politike.
Po ashtu, kjo transparencë dhe llogaridhënie financiare të subjekte politike do të afronte të zgjedhurit me votuesit e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKoloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës
Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"
Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, deklaratat dhe roli i këtij institucioni
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi