LAJMI I FUNDIT:

Tenori i njohur Ramë Lahaj ndahet nga e dashura? (Foto)

Tenori i njohur  Ramë Lahaj ndahet nga e dashura? (Foto)

Pak muaj më parë bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë.

Nga ai moment, tenori Ramë Lahaj dhe blogerja Rina Bërdynaj nuk u ndalën për asnjë moment me postime të përbashkëta, shkruan Prive.


Nga pushimet në Maldive e deri tek secila ndalesë me performanca të Ramës në Izrael, Britani të Madhe, Francë e Gjermani, çifti ishin bashkë!

Dikur një ngelës në shkollë, sot tenor i famshëm, Ramë Lahaj rrëfen tiparet e adoleshencës (Foto)
Lexo po ashtu Dikur një ngelës në shkollë, sot tenor i famshëm, Ramë Lahaj rrëfen tiparet e adoleshencës (Foto)

Por duket që të rejat më të fundit japin sinjale për një ndarje!

Ka qenë vetë Rama i cili ka ngjallur dyshimet për një gjë të tillë me postimin e fundit në InstaStory ku shprehet: ‘Gëzuar për të gjithë meshkujt beqarë’.

Ai ka fshirë tashmë të gjitha fotot me blogeren nga Prishtina të cilën nuk e ndjek në Instagram.

E ajo që ka habitur më shumë është fakti që të paktën deri tani për tani, Rina nuk i ka fshirë fotot me Ramën.

TY gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu TY gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Vetëm pak ditë më parë, dyshja ishin bashkë në Tiranë ku Lahaj performoi si i ftuar në një emision televiziv me ç’rast blogerja shprehej me doza romantike për personin e zemrës.

Nëse ndarja është e vërtetë, duket që të ketë qenë diçka krejtësisht e papritur ajo që ka çuar në këtë krisje.