LAJMI I FUNDIT:

Rritet borxhi publik, shkon në 852.7 milionë euro

Rritet borxhi publik, shkon në 852.7 milionë euro

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se borxhi publik ka arritur në shumën prej 852.7 milionë euro në vitin 2016, që tregon për një rritje vjetore prej 13.9 për qind.

“Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në rreth 14.5 për qind, nga 13.0 për qind sa ishte në vitin paraprak”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.

Sipas këtij raporti kjo rritje e borxhit publik i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të brendshëm prej 26.8 për qind i cili ka arritur në 479.0 milionë euro, ndërkohë që borxhi i jashtëm publik ka shënuar një ngritje të lehtë prej 0.7 për qind duke arritur në 373.8 milionë euro.


“Pjesëmarrja e borxhit të jashtëm publik në gjithsej borxhin e brendshëm është zvogëluar në 43.8 për qind nga 59.6 për qind sa ishte në vitin 2015”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Kalo në kategori