LAJMI I FUNDIT:

Aktoret që luajtën femrat e Bondit krahas Roger Moore, lëvdojnë aktorin e ndjerë

Aktoret që luajtën femrat e Bondit krahas Roger Moore, lëvdojnë aktorin e ndjerë

Dikur ylli i James Bond, Roger Moore, ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Ndërsa Madeline Smith dhe Caroline Munro kanë dhënë mesazhin e tyre prekës për bashkaktorin duke e quajtur “një aktor të madh”.

Caroline, e cila ka luajtur në filmin “The Spy Who Loved Me”, shprehet: “Askush nuk thotë dot një fjalë të keqe për Roger. Ai ishte një xhentëlmen i vërtetë dhe një aktor i madh”.


Vdes Roger Moore, aktori i parë i filmave James Bond
Lexo po ashtu Vdes Roger Moore, aktori i parë i filmave James Bond

Ndërsa Madeline, e cila ka luajtur në “Live and Let Die”, e përshkruan eksperiencën e bashkëpunimit me të: “Unë kam qenë e para Bond Girls që ka fjetur me të! Kam luajtur dhe te ‘The Persuaders’ dhe ia kaluam shumë mirë”.

“Ai ishte i vendosur para se të vija, sepse kishin bërë pjesën më të madhe të filmit, pra, ishte një farë kthimi pas. Solli llojin e muzikës në një magnetofon të vogël. Nëse mund të shtoj diçka, gjëja e fundit që ai do të donte është që të mbanim zi për të. Ai do të donte të festonim për këtë dhe për jetën fantastike që ka jetuar”, ka vijuar Madeline, citon Top Channel.

Që nga momenti kur u bë i ditur lajmi tragjik, mjaft ngushëllime janë shprehur në rrjetet sociale dhe nga aktorë të tjerë ikonikë të James Bond.