LAJMI I FUNDIT:

Blindohet Britania, forca të shumta të policisë dhe ushtrisë patrullojnë nëpër rrugët e Londrës (Foto/Video)

Blindohet Britania, forca të shumta të policisë dhe ushtrisë patrullojnë nëpër rrugët e Londrës (Foto/Video)

Kamikazi që hodhi veten në erë ka shumë gjasa të mos ketë vepruar vetëm.

Kështu ka deklaruar ministrja e Brendshme Britanike Amber Rudd. Duke e konsideruar sulmin të rëndë dhe të shkatërrues

“Ishte sulmi më i sofistikuar që kemi parë deri tani. Pikërisht për këtë arsye besojmë se ai me shumë gjasë nuk ka vepruar i vetëm” tha Rud, duke shtuar se sulmuesi ishte i njohur “deri në një farë pikë” nga shërbimet e inteligjencës, gjë e cila lë të nënkuptohet se sulmuesi nuk ishte klasifikuar si subjekt me rrezikshmëri të lartë në Britani.


Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar ka çuar nivelin e kërcënimit terrorist në nivelin më të lartë të quajtur kritik, që do të thotë se sulmet tashmë janë të pashmangshme.

Në praktikë, sipas edhe deklaratës së kryeministres së vendit, Teresa May që bëri njoftimin, ky nivel kërkon angazhimin e ushtrisë e cila do të vendoset në ruajtjen e zonave kyçe, përfshirë Buckingham Palace, Downing Street, ambasadat dhe Pallatin e Westminster.

Trupa ushtarake do të vendosen edhe gjatë eventeve të ndryshme, përfshirë edhe koncertet.

May u bëri thirrje qytetarëve të saj të mos alarmohen, duke i cilësuar thjesht masa në përgjigjeje të përmasave të ngjarjes, transmeton oranews.

Ministrja e Brendshme, Rud konfirmoi se në rrugë në të gjithë vendin do të vendosen 3,800 trupa . Ndryshimi i kërcënimit terrorist vjen pasi hetuesit nuk janë në gjendje ende të kuptojnë nëse sulmuesi i përket ndonjë grupi terrorist.

Në sulmin në Manchester Arena humbën jetën 22 persona, pjesa më e madhe adoleshentë dhe fëmijë. Aktualisht, të plagosurit, 12 fëmijë të moshës nën 16 vjeç, janë duke u trajtuar në tetë spitale në Manchester. Ndërkohë rezultojnë edhe të humbur, tre prej te cilëve të identifikuar.

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori