LAJMI I FUNDIT:

Lansohet projekti “Promovimi i integritetit në sistemin e drejtësisë”

Lansohet projekti “Promovimi i integritetit në sistemin e drejtësisë”

Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Lëvizjen FOL dhe Qendrën për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC) me seli në Hagë, ka lansuar sot projektin “Promovimi i integritetit në sistemin e drejtësisë”.

Ky projekt cili mbështetet nga Ambasada Holandeze në Prishtinë, ka për synim rritjen e integritetit dhe fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorit të shtetit, me qëllim të krijimit të një sistemi të fortë të drejtësisë dhe përmirësimit të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.

Gjatë ceremonisë së lansimit ambasadorja holandeze në Kosovë, Gerrie Willems, ka thënë se me zbatimin e këtij projekti do të arrijmë të kuptojmë situatën aktuale sa i përket integritetit në sistemin gjyqësor dhe prokurorial, do të thellohen njohuritë për integritetin dhe do të ngritën kapacitetet për t’u marrë me çështjet e integritetit në sistemin gjyqësor dhe prokurorial.


Njëkohësisht dhe qytetarët do të vetëdijesohen për çështjet e integritetit në sektorin e drejtësisë.

“Ky projekt do të hap debat të një këndvështrimi tjetër për integritetin në sistemin e drejtësisë kosovare. Në këtë mënyrë, synohet të rritet besimi i qytetarëve në prokurori dhe gjykata dhe do të përmirësohet në përgjithësi sundimi i ligjit në Kosovë”, ka shtuar ambasadorja.

Zëvendësdrejtori i Qendrës për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, Eric Vincken ka thënë se integriteti është koncept me të cilin ndeshemi çdo ditë në çfarëdo roli të cilin e kemi dhe se nuk është një term i veçantë që përdoret vetëm për gjyqësorin.

“Integriteti gjithashtu ka nevojë për mirëmbajtje, monitorim të përhershëm dhe mekanizma për t’u marrë me shkeljet e integritetit, jo vetëm në Kosovë apo në Holandë, por në çdo vend të botës”, ka shtuar ai.

Ndërsa kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ka theksuar se ky projekt shërben si një kornizë e mjaftueshme konceptuale për kryerjen e hulumtimeve, analizave, rekomandimeve dhe ngritjen e kapaciteteve lidhur me integritetin e akterëve në sistemin gjyqësor të Kosovës.

“Vazhdimisht kemi shprehur qasjen tonë miqësore ndaj iniciativave që kanë për qëllim promovimin e integritetit dhe rritjen e besimit të publikut në punën e sistemit gjyqësor”, ka shtuar ai.

Kurse kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka potencuar se integriteti është parakusht jetik për funksionimin e pavarur, të paanshëm dhe profesional të sistemit të drejtësisë andaj sipas tij çdo aktivitet i orientuar në promovim të integritetit është shumë i rëndësishëm për sistemin.

“Ndihma e këtij projekti në realizimin e hulumtimeve kualitative dhe kuantitative do të na ndihmojë jashtëzakonisht shumë në identifikimin e progresit dhe sfidave të sistemit prokurorial e që do të jetë mbështetje për këshillin për marrjen e vendimeve adekuate”, ka thënë ndër të tjera ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori