Kandidatit për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një takimi me fermerë të komunës së Rahovecit, ka premtuar të mërkurën se qeveria e tij do të trefishojë buxhetin për subvencionet në bujqësi dhe do të dyfishojë tokat që ujiten nga sistemi i Radoniqit.
“Programi i LDK-së dhe partnerëve të koalicionit në fushën e bujqësisë përbëhet nga tri shtylla kryesore. Pika e parë do ta trefishojmë buxhetin për subvencionim të sektorit të bujqësisë. Do të subvencionojmë të gjitha sipërfaqet bujqësore, të gjitha kulturat bujqësore dhe do ta ndërrojmë modelin e subvencionimit, duke i subvencionuar fillimisht sipërfaqet që mbillen dhe më pas edhe prodhimtarinë bujqësore”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se ne përveç synimit që të punojmë sa më shumë tokat, kemi për synim që tokat tona të prodhojnë më shumë produkte, në mënyrë që të konsumojmë sa më tepër produkte që kultivon toka jonë.
“Në fillim të vitit do të merrni subvencionet, para se të fillojë sezona e bujqësisë, në mënyrë që fermerët të kenë mjete për të blerë farën dhe inputet tjera të bujqësisë me kohë. Në fund të sezonës do të subvencionojmë prodhimtarinë bujqësore”, ka thënë Hoti, duke u zotuar se ai do ta mbajë fjalën, ashtu siç ka dëshmuar në këto dy vite e gjysmë qeverisje.
Pika e dytë e Plani për bujqësi të prezantuar nga Hoti ka të bëjë me rinovimin e komplet të pajisjeve bujqësore. “Ne do t’i blejmë pajisjet bujqësore nëpërmes granteve dhe do t’ua shpërndajmë fermerëve varësisht nga nevojat që kanë. Në dy vitet e para të qeverisjes do ta zëvendësojmë makinerinë që përdoret për prodhim”, ka thënë ai.
Hoti ka dhënë edhe një lajm të mirë për bujqit kosovarë. “Sot e kemi marrë një lajm të mirë nga Banka Botërore, është aprovuar Strategjia për Kosovën, në të cilën kemi punuar shumë në Ministrinë e Financave. Strategjia parasheh financimin e 210 milionë euro në pesë vitet e ardhshme për ta ndihmuar Kosovën. Pjesa më e madhe e kësaj shume shkon në sektorin e bujqësisë”, ka thënë kandidati LDK-AKR-Alternativa për kryeministër.
Pika e tretë e programit të tij ka thënë se është dyfishimi i tokave që ujiten nga sistemi i Radoniqit. “Kam nënshkruar marrëveshje për të rekonstruktuar komplet rrjetin ekzistues prej 10 mijë hektarë tokë nga Radoniqi, të cilat aktualisht vetëm 5 mijë janë të shfrytëzueshme. Në shtator fillon riparimi i sistemit të ujitjes ndërsa vitin tjetër do të dyfishohen tokat në sistemin e ujitjes”, ka thënë Hoti.
Ai ka garantuar se subvencionet do të shkojnë tek bujqit dhe do të jemi të pakompromis, për të gjithë ata që në çfarëdo forme kanë keqpërdorur ato.
Hoti ka paralajmëruar se Qeveria e drejtuar nga ai do të fillojë edhe krijimin e skemës për kompensimin e dëmeve në sektorin e bujqësisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur