LAJMI I FUNDIT:

Kosovari i vrarë në Siri, ishte liruar nga Policia (Foto)

Kosovari i vrarë në Siri, ishte liruar nga Policia (Foto)

Kosovari i vrarë së fundmi në Siri, është Dush Smajli nga Pasoma e Vushtrrisë, por me banim në Tunel të Parë të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka treguar për gazetametro.net se policia ka informacion për vrasjen e tij, por asgjë nuk është zyrtare.


“Policia e Kosovës posedon informacion për vrasjen e një personi në Siri, i cili është nga Mitrovica. Mirëpo, referuar situatës në Siri, PK nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e ti”, ka thënë ai.

Mirëpo, Gazeta Metro ka mësuar se i vrari në Siri kishte shkuar edhe dy herë të tjera në Siri më 2013-në, dhe ishte kthyer në Kosovë. I njëjti ishte arrestuar në gusht të 2015-së, por ishte liruar më pas.

Dush Smajli, tashmë i ndjerë, kishte shkuar në Siri për herën e tretë në vitin 2016, ku siç merr vesh Metro, ishte plagosur rëndë, por ishte shëruar. Vushtrriasi me banim në Mitrovicë, ishte qëlluar për vdekje së fundmi, një vit më pas shkuarjes së tretë.

Për këto informacione, Baki Kelani, nuk ka dhënë informacione, dhe ka shtuar se gjithë ç’ka policia, është publike. Mirëpo, burime të Metro brenda Policisë i kanë konfirmuar këto informacione, duke qartësuar se i ndjeri ishte arrestuar e më pas liruar, e madje që kishte shkuar tri herë në Siri.

Po ashtu, Metro ka marrë vesh identitetin e tij të plotë përmes Policisë së Kosovës, dhe ka arritur të gjej fotografi të të ndjerit.

Ndryshe, familja Smajli kanë hapur të pame në Mitrovicë. /gazetametro.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori