LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje të pagave

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje të pagave

Sindikata e Pavarur e Energjetikës së Kosovës (SPEK) ka kërkuar nga menaxhmenti që të bëjë ngritjen e pagave për punonjësit e KEK-ut.

Në kërkesën drejtuar menaxhmentit të kësaj ndërmarrje, SPEK ka kërkuar që ngritja e pagave për punonjësit KEK-ut të bëhet me fillim nga paga e muajit korrik në vlerën 100.00 euro neto në mënyre lineare.

Në kërkesë theksohet se ngritja e fundit e pagave për këtë kategori është bërë në vitin 2014, derisa ankohen se pagat e punonjësve të KEK-ut janë më të ulëta në krahasim me punonjësit e shërbimeve të tjera publike.

Kërkesa është procesuar nga kryetari i SPEK-ut Izet Mustafa, në Bordin Drejtues te Menaxhmentit të KEK-ut, në të cilën kërkohet edhe përmirësimi i kushteve të punës, motivim për punë si dhe shtimin e përgjegjësisë së punës për punonjësit e kësaj korporate. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

Mbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

Ekonomi
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita

"Trepça" kërkon kthimin e pronave të paluajtshme, jep afat 30 ditë

Ekonomi
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Kalo në kategori