LAJMI I FUNDIT:

Operohet 10-vjeçari që peshon afro 200 kilogramë (Video)

Operohet 10-vjeçari që peshon afro 200 kilogramë (Video)

Fëmija 10-vjeçar, Arya Parmana, nga Java e Indonezisë, që ka afro 200 kilogramë shkaku i varësisë nga lëngjet e gazuara dhe brumërat, do t’i nënshtrohet operimit për të hequr peshë.

Para disa muajsh, dhjetëvjeçari kishte nisur një dietë speciale, por nuk u dobësua sa duhet dhe ende i duhej të mbështillet me material, pasi asnjë veshje nuk i përshtatej, transmeton Telegrafi.


Në mënyrë që ai të ketë ndjenjën se është i ngopur, i është bërë një intervenim në zvogëlimin e stomakut, ndërsa së shpejti pritet t’i largohet edhe një pjesë e masës trupore.

Pas kësaj, fëmija që besohet të jetë sërish me peshën më të madhe ndër moshatarë së tij, duhet të bëjë kujdes të shtuar që të mos trashet, me anë të dietave dhe ushtrimeve.

Operimi pritet të kryhet nga disa ekspert, pasi është rasti i parë që një fëmijë duhet t’i largohet masë kaq e madhe dhjamore. /Telegrafi/