Ekspertët juridik shpresojnë që PSP-ja ta zbardh rastin ‘Monstra’ dhe ‘Sopot’
Edhe pak muaj deri në përfundimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në Maqedoni. E njëjta dje doli me konferencë shtypi. Ajo dje njoftoi edhe për procedurat parahetimore për rastet ‘Sopot’ dhe ‘Monstra’.
PSP-ja publikoi të dhëna për lëndën ‘Sopoti’ për të cilën bëri të ditur se ka të dhëna që është bërë trysni ndaj dëshmitarit Ramadan Bajrami përmes një inspektori, mirëpo nuk mund të ndërmerr asgjë më tepër për momentin. Rastet janë të cilësuara politikisht të montuara dhe assesi të marrin epilogun e duhur gjyqësor. 12 banorë të fshatit Sopot dyshohen se kanë montuar minë kundër tankëve dhe kanë shkaktuar vdekjen e disa ushtarëve të NATO-s nga Polonia dhe disa qytetarëve të Maqedonisë.
Edhe rasti Monstra refuzohet nga të akuzuarit dhe familjarët dhe se vazhdojnë zbardhjen e tij, e këtë me shpresë tek Prokuroria Speciale Publike, pasi sipas familjarëve Prokuroria e rregullt është e kapur.
Bedri Ajdari, familjar i disa prej të akuzuarve të rastit “Monstra”, thotë se Prokuroria e Përgjithshme as që e ka ndërmend ta zbardh rastin dhe shpresa ka mbetur te PSP-ja.
‘Kemy hy në vitin e gjashtë, që kur ka ndodhur arrestimi dhe presim zbardhjen e këtij rati jo nga drejtësia por nga politika. Drejtësia ka qenë e ngatërruar me politikën dhe nën urdhërrat e politikanëve. Ne nuk kemi mënyrë tjetër përveç t’i qasemi drejtësisë edhe pse i dinim rrethanat që në fillim. PSP dje tha se Monstra është në fazën hetimore dhe ne jemi kurreshtarë se çfarë do të ndodhë dhe si do të zhvillohet politika, pasi Prokuroia e Përgjithshme as që e ka ndërmend ta zbardh rastin. Pse u soll ligji që mos të përdoren përgjimet, për shkak se vetë ata janë të kapur. Kështu që ne nuk presim tjetër mundësi dhe të presim sesi do të veprojë PSP-ja’, thekson Ajdari.
Ajdari për Telegrafi Maqedoni nuk përmend diçka në lidhje me ndonjë keqtrajtim eventual apo trysni ndaj të akuzuarve. Ai thotë se familjarët i vizitojnë çdo dy javë dhe të burgosurit nuk përmendin ndonjë keqtrajtim, ndoshta për arsye që vetë ata i dijnë dhe nuk na tregojnë neve që të mos mërzitemi.
Profesori universitar i çështjeve juridike, Bekim Kadriu thotë se herën e fundit është refuzuar kërkesa e PSP-së për rastin ‘Sopot’ dhe ‘Monstra’ dhe se ndodhet te Këshilli i prokurorëve. Këshilli për arsye të caktuara, ka refuzuar t’ia jep lëndën PSP-së.
‘Këtu më duhet të theksojë që Këshilli nuk guxon ta ndalojë këtë lëndë, për shkak se PSP-ja ka kompetenca ekskluzive që t’i kërkojë lëndët. Ekziston rregulli se të gjithë institucioneve tjera, lëndët që i ka krëkuar PSP-së t’i jepen, ndërsa kjo nuk i jepet. Kurse sa i përket rastit Monstra, unë nuk e di saktë se çfarë biseda të përgjuara ka Prokuroria Speciale që ndërlidhen me këtë rast, që më pas eventualisht të mund të inicojë ndonjë procedurë të veçantë. Ajo çka e dijmë, kryetari Zaev, disa herë ka përmendur se ka biseda të përgjuara për këtë rast që dëshmojnë se të dënuarit në rastin Monstra, janë të pafajshëm’, vlerëson Kadriu për Telegrafin.
PSP-ja publikoi të dhëna për lëndën ‘Sopoti’ për të cilën bëri të ditur se ka të dhëna që është bërë trysni ndaj dëshmitarit Ramadan Bajrami përmes një inspektori dhe kjo sipas Kadriut vendimi për këtë rast është sjellë vetëm në bazë të një dëshmie të një personi, dëshmi e cila është dhënë në gjendje torture. Dëshmitë e dhëna në torturë assesi nuk guxon të përdoren si prova.
Profesoresha Besa Arifi thotë se dy çështje kyçe vazhdojnë të mbeten për PSP-në, ashtu siç bëri të ditur dje edhe Janeva, vazhdimi i mandatit të PSP-së dhe ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve.
‘Vazhdimi i mandatit të PSP-së dhe ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, mbeten kyçe për procedimin e të gjitha rasteve, në veçanti për rastin Sopoti dhe Monstra. Kjo, sepse, disa herë është thënë se pa një ligj të mirëfilltë të dëshmitarëve, vështirë se do të arrihet deri te zbardhja e tërëësishme e rasteve. Ata edhe pse kanë hapur hetim për rastin Monstra, mirëpo ende nuk e kanë përvetësuar lëndën, pasi mbahet padrejtësisht nga Këshilli i prokurorëve. Kjo është plotësisht joligjore, sepse Këshilli nuk ka asnjë kompetencë për dhënien apo mosdhënien e lëndës. Rasti do të mund të ecë përpara drejt zbardhjes në momentin kur do të vendoset sundimi i së drejtës dhe kur Prokuroria e rregullt do të veprojë sipas ligjit dhe jo dëshirave partiake’, deklarohet Arifi për Telegrafi.
Arifi i quan këto raste si të montuara dhe tortura ndaj dëshmitarit Ramadan Bajrami ka qenë e pritshme. Madje ajo shton se shpeshherë Maqedonia është qortuar nga organizata ndërkombëtare. Megjithatë PSP nuk zbuloi shumë detaje, sepse ende është në procedurë hetimore dhe nuk duan ta dëmtojnë rastin.
Para komisionit parlamentar, kujtojmë deklaratën e mëparshme të ish-ambasadorit të NATO-s në Maqedoni, Nikolas Bigman. “Banorët e dënuar të Sopotit janë të pafajshëm. Dënimi i tyre me burg mbështetet vetëm në një deklaratë, e cila është tërhequr një ditë më pas”, shpjegon Bigman, duke shtuar se “nuk mund të kërkosh nga dikush të dëshmojë pafajësinë, nëse pala tjetër nuk ka dëshmi se je fajtor.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në rastin “Kobra” babai i viktimës së Visar Cengut: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdorët tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Mickoski për Ditën e Alfabetit Shqip: Vendimi i Kongresit të Manastirit nuk ishte vetëm gjuhësor, por edhe kulturor
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje