LAJMI I FUNDIT:

Mbi 200 të punësuar në MPB nuk kanë sigurim shëndetësor, alarmon Sindikata e Pavarur e Policëve

Mbi 200 të punësuar në MPB nuk kanë sigurim shëndetësor, alarmon Sindikata e Pavarur e Policëve

Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) bën të ditur se mbi 220 të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk kanë patur sigurim shëndetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

SPP bën të ditur se tashmë janë njoftuar organet përgjegjëse për këto raste dhe këkrojnë nga MPB-ja që të deklarohen për këtë çështje.

Kryetari i SPP-së, Goce Dellçev, tha në konferencë shtypi se pret që të realizohet një takim me ministrin e MPB-së, ose së paku të ketë një bisedë telefonike me të, për të diskutuar për këtë situatë./Telegrafi/