LAJMI I FUNDIT:

Reagimet për sulmin, solidarizim me Londrën

Reagimet për sulmin, solidarizim me Londrën

Flamujt në institucionet britanike janë në gjysmë shtizë pas sulmit më të rëndë terrorist në territorin britanik në 12 vitet e fundit.

E veçanta e këtij sulmi është se objektiv janë bërë fëmijët dhe të rinjtë e apasionuar pas muzikës pop.


Ndërkohë, politika britanike ka ndaluar fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit deri në një njoftim të dytë.

Autoritetet britanike kanë shtuar masat e sigurisë në mbarë vendin dhe ka shtim të pranisë policore të armatosur në qytetet kryesore të vendit.

Hetuesit britanikë të Antiterrorit janë duke punuar për të mësuar nëse personi që kreu sulmin kamikaz ishte njeri i cili operonte vetëm, apo ka qenë pjesë e një rrjeti më të gjerë terrorizmi.

Britania ka pasur një rekord të admirueshëm në luftën kundër terrorizmit që nga sulmet me bomba në 7 korrik të 2005, ku janë shmangur afro 13 komplote për sulme dhe vetëm gjatë vitit të kaluar, falë efikasitetit të shërbimeve inteligjente britanike.

Ndërkohë, nga bota nuk kanë munguar mesazhet e solidaritetit me popullin dhe qeverinë britanike, që nga Australia, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Franca ku presidenti i ri Macron e cilësoi ngjarjen një “sulm vrastar”.

Por më e rëndësishme është oferta për bashkëpunim mes organeve të inteligjencës dhe koordinimi ndërkombëtar mes tyre për të gjurmuar dhe shmangur sulme të ngjashme terroriste, si ky i Mançesterit, më i rëndi për nga numri i viktimave pas sulmit të 7 korrikut 2005 në Londër, ku humbën jetën 57 persona.

Niveli i gatishmërisë në vend është në nivelin e dytë më e lartë që prej tre vjetësh, ndërkohë që aktiviteti terrorist është rritur e thuajse çdo ditë ka pasur nga një të arrestuar të dyshuar për organizimin e sulmeve.

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori