LAJMI I FUNDIT:

I kishin thënë se biri i saj do të ketë zhvillim të dobët të inteligjencës dhe e kishin detyruar të heq dorë nga ai – por ai sot është student i Harvardit (Foto)

I kishin thënë se biri i saj do të ketë zhvillim të dobët të inteligjencës dhe e kishin detyruar të heq dorë nga ai – por ai sot është student i Harvardit (Foto)

Ding Zheng ka lindur në vitin 1988 me paralizë cerebrale, kurse mjekët në provincën kineze Hubei e kishin këshilluar nënën e tij Zu Hongiuan që mos shpresoj shumë, pasi si pasojë e komplikimeve gjatë lindjes ata kishin pritur që ky fëmijë do të ketë dëmtime të përhershme të trurit dhe zhvillim të dobët të inteligjencës.

Megjithatë, asaj nuk i janë shuar shpresat për asnjë moment dhe për plot 29 vite u kujdes si është më së miri për birin e saj, i cili arriti të regjistrohet në Universitetin prestigjioz të Harvardit, transmeton Telegrafi.


“Ekzistojnë gjasa të vogla që beba të shpëtojë. Do të ketë dëmtime dhe do të jetë i paralizuar. Ju këshillojmë që të mos luftoni shumë për të”, i kishin thënë mjekët, por edhe bashkëshorti i saj kërkonte që ta heqin nga aparati që e mbante gjallë.

“Do të heqim dorë nga beba. Jeta jonë do të jetë e mjerueshme me të”, kishte thënë babai i djaloshit.

Por Zu Honguian për asnjë moment nuk dëshironte të hiqte dorë nga biri i saj. Është kujdesur për Ding Zhengun në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe menjëherë filloi ta dërgoi për terapi. Pas një viti, testet dëshmuan të kundërtën me pritjet e mjekëve, inteligjenca filloi t’i zhvillohet plotësisht në mënyrë normale.

Babai i tij nuk dëshironte të dëgjonte asgjë për Zhengun edhe kur ai mbushi 10 vjet, dhe kështu prindërit e tij u shkurorëzuan. Por për fat të mirë nëna e tij kishte një punë të mirë, por kjo nuk i mjaftonte dhe kështu punonte edhe në vende tjera për të mbuluar shpenzimet e mjekimit të tij.

Fizikisht ai zhvillohej me hapa të ngadalshëm, për një kohë të gjatë nuk i ndjente mjetet e ndryshme në dorë, por si trevjeçar arriti të ecë.

Dhe këto përparime veç sa e inkurajonin nënën e tij, që nuk pranoi të dorëzohet për asnjë moment.

Ajo e detyronte të mësonte gjëra të thjeshta, të ha me shkopinj si çdo kinezë tjetër. Ajo vazhdimisht i thoshte se nëse mbetet i vetëm në tavolinën e një restoranti dhe nuk i përdor shkopinjtë, njerëzit do të fillojnë të pyesin për të. Por në fund mundi i saj është shpaguar – pas një viti arriti të mësojë si t’i përdorë shkopinjtë.

Megjithatë, ajo kujdes të veçantë i kushtoi shkollimit. Edhe pse për një kohë të gjatë mund të mbante në dorë lapsin, Zheng mësoi herët të lexoj. Ndërsa, nëna vazhdimisht e detyronte të mësonte, duke e ditur se vetëm në këtë mënyrë ai mund të arrijë diçka në jetë.

Pavarësisht të gjitha sfidave, Zheng fillimisht përfundoi shkollimin në një shkollë teknike, dhe më pas fakultetin Juridik në Universitetin e Pekinit. Por kjo nuk i mjaftoi atij.

“Nuk kam pasur guxim të aplikoj në Universitetin e Harvardit, por ishte nëna ajo që vazhdimisht më ka inkurajuar dhe në fund arrita të pranohem”, ka deklaruar Zheng, të cilit edhe sot i ndihmon nëna. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori