LAJMI I FUNDIT:

Hyka i lumtur me golin

Hyka i lumtur me golin
Apr 14, 2017; San Jose, CA, USA; San Jose Earthquakes midfielder Jahmir Hyka (10) celebrates scoring against FC Dallas in the second half at Avaya Stadium. The score was 1-1. Mandatory Credit: John Hefti-USA TODAY Sports

Jahmir Hyka është kthyer në personazhin e momentit për skuadrën e San Jose.

Mesfushori shqiptar ka lënë shenjë në ndeshjen ndaj Dallas duke shënuar golin e fitores 1-0 me një veprim teknik spektakolar dhe të gjithë e kanë vlerësuar futbollistin shqiptar i cili brenda pak muajsh është kthyer në idhullin e tifozerisë kaliforniane.


U munduam të qëndronin të tërhequr në mbrojtje. Fatmirësisht për ne, Jahmiri shënoi një gol të shkëlqyer dhe më pas mbrojtëm rezultatin deri në fund”, tha trajneri Dominik Kinear që sheh skuadrën e tij të gjendet vetëm 3 pikë larg kreut të renditjes së Konferencës së Perëndimit.

“Hyka shënoi një gol të klasit botëror dhe ne arritëm ta mbronim atë për të marrë tri pikë që na duheshin”, tha portieri Devid Bingam.

Por si e komenton vetë Hyka golin e tij të shënuar duke i kaluar topin mbi kokë një kundërshtari para se ta dërgonte në rrjetë.

“Mendoj se ishte një aksion i mirë në atë moment të ndeshjes dhe Urenja dha një pasim shumë të mirë. Nuk di si ta shpjegoj golin, ishte thjesht një prekje e mirë e topit dhe një finalizim i mirë. Jam i lumtur se shënova. Ishte thjesht çështje sekondash. Duhej të gjuaja direkt ose të kontrolloja topin në atë mënyrë, gjërat shkuan mirë ndaj jam shumë i lumtur”.

“Kisha besim se do të shënoja në këtë ndeshje, nëse nuk do të isha unë, do ta kishte bërë dikush tjetër. Por mendoj se e nisëm ndeshjen mirë, treguam se kishim ardhur për pikë dhe bëmë një punë të mirë duke i marrë ato”, deklaroi mesfushori shqiptar.

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori