LAJMI I FUNDIT:

Diga e Liqenit në Komunën e Likovës dhe ajo e Gllazhnës janë lënë pas dore (Video)

Diga e Liqenit në Komunën e Likovës dhe ajo e Gllazhnës janë lënë pas dore (Video)

Diga e Liqenit në Komunën e Likovës dhe ajo e Gllazhnës tani e sa vite janë lënë pas dore. Këtë e tregojnë edhe pamjet që filmoi kamera e TV21, ku shihen mbeturinat e hedhura në ujë. Që problemi të jetë edhe më alarmant, derisa dy digat e Likovës po ndoten në mënyrë të papërgjegjshme, nga të njëjtat furnizohet me ujë qyteti i Kumanovës dhe fshatrat përreth, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jemi në pendën e Gllaznjes të Komunës së Likovës. Për këtë vit niveli i ujit ka arritur në 88 metra thellësi. Ndonëse kjo paraqet bukuri natyrore për këtë vend, ajo po shkatërrohet me hedhjen e mbeturinave.

Këto dy diga mirëmbahen nga 6 persona. Ismail Iseni njëri prej mirëmbajtësve të pendës së Gllazhës thotë se e pastrojnë çdo javë, mirëpo sipas tij nuk janë kompetent për ti parandaluar vizitorët dhe peshkatarët për të mbajtur disiplinë në natyrë.


“Bërllokun e bëjnë peshkatarët. Vijnë këtu për peshkim kurse shishet e tyre i hedhin ngado. Kemi lajmëruar por nuk merret ndonjë përgjegjësi sepse vijnë prej qytete të tjera. Me këtë ujë furnizohet Kumanova dhe fshatrat si Mateçi, Orizar e Sllupçan”, Ismail Iseni, mirëmbajtës i pendës Gllazhnje.

Ai thotë se gjatë fundjavave familjet që dalin për rekreacion nuk i marrin mbeturinat e veta, kështu që vendi dal-ngadalë mund të shndërrohet në një deponi të vërtetë.

Nga Komuna e Likovës, fajin ua hedhin qytetarëve të papërgjegjshëm. Inspektorati komunal është i njoftuar me këtë problematikë, nga ku theksojnë se do të gjejnë zgjidhje por nuk saktësojnë se kur do të intervenojnë për të zhdukur këtë dukuri, sa neveritëse, aq edhe të rrezikshme për shëndetin e banorëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Kronika e Zezë
‘House of Kosovo’ hapet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

‘House of Kosovo’ hapet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Lajme
Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë

Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Drejtësi
Kalo në kategori