Uganda është shtet që asocion në pasiguri, varfëri e mjerim. Ndërkaq, trafiku është kaos në vete. Në Kampala – kryeqytetin me dy milionë banorë – njerëzit lëvizin nga të gjitha anët pa kkrye, thuhet në reportazhin e gazetares kroate Katarina Alvir për Nova TV.
Kalimi i rrugës duket si një videolojë me manovrim majtas-djathtas, para-pas. Këtu bie opsioni se dikush do të ndalet. Kemi parë pak zebra për këmbësorë dhe dy semaforë. Mjetet kryesore të transportit janë motoçikletat të cilat i quajnë boda dhe taksitë me furgon. Taksi nuk niset derisa të mbushet, e mund të ndodhë të futen 20 veta brenda – si sardelet në konservë, transmeton Telegrafi.
Boda është histori në vete. Në çdo qoshe i sheh dhe janë mjetet më të shpejta të transportit. Me të shkuam te një treg. Edhe pse Kampala nuk ka qendër të qytetit, tërë vendi duket si një treg i madh. Dhe, aty mund të gjesh gjithçka: pula të gjalla, peshk të thatë, insekte për pjekje, perime dhe fruta. Era është shumë fortë. Shitet kudo. Shitësit ambulantë afrohen edhe te vetura. Në rrugë mund të blesh letër higjienike, mish, raki, shampo… Kjo është jeta e ugandasve zakonshëm.
Në kodra ka luks të rrethuar me mure dhe tela. Këtu jetojnë të pasurit dhe të huajt – në vilat me pishina. Duket se telat dhe muret nuk janë për sigurinë, por edhe për statusin. Edhe hoteli ku ishim ishte i fortifikuar me kontroll në hyrje – të njerëzve dhe automobilave. Masat e sigurisë janë futur vite më parë pas sulmit terrorist, por ato nuk janë të detajuara.
Në rrugët e Kampalas nuk ndjehesh e pasigurt – të gjithë shkojnë në punët e tyre, kush nuk të ndal apo tërheq. Më pak të sigurt ndiheni te Parlamenti ku nuk guxoni të fotografoni apo xhironi. Fal shoqes që e ka të dashurin ugandas, nga i njëjti fis si një polic, na u lejua një fotografi. Me këto gjëra nuk luhet në Ugandë!
Befasia më e madhe këtu ishte ndalimi i pirjes së duhanit. “Duhani nuk është i ndaluar, por as nuk është i lejuar”, na thotë një i njohur. Në rrugë nuk tymoset, e pothuajse askund. Ne shkuam te një restorant ku rrinë të huajt. Edhe pse ishim jashtë, në ambient të hapur, kur pyetëm se ku pihet duhani na thanë shkoni disa metra më larg, “poshtë asaj peme”, transmeton Telegrafi.
Në veri të vendit ku shkuam me një aeroplan të vogël. Piloti me shaka na jep udhëzimet në rast të një aksidenti, por kjo nuk ishte për tallje kur e shihje brendinë e aeroplanit. Aterruam në një pistë të sigurt. Unë shkova në kampet e refugjatëve. Në veri kemi provuar ushqimin tradicional: pure bananesh të gjelbra, viçi i gatuar në gjethe bananesh, të brendshmet në salcë, mish dhie, kasava, patate e ëmbël… Porcionet ishin të mëdha dhe asnjëri nuk mundi të hante atë që u shërbye. Në kthimin tim në Kampala, në rrugën që zgjati tetë orë, pamë Nilin, elefantët në egërsi, majmunët në rrugë të cilët nëse ndalesh të kërcejnë në veturë.
Dyshoj se dikush udhëzon natën, pasi në rrugë nuk ka asfalt e as ndriçim, e njerëzit ecin në rrugë, kështu që udhëtimi është i vështirë me frikën se mund të bësh aksident. Kur sheh dritën, kjo do të thotë se je afër një qyteti.
Qoftë në fshat apo qytet ka plot me njerëz. Person më të vjetër se 50-60 vjet nuk sheh fare. Këtu është një nga popullsitë më të reja në botë me moshën mesatare 24-vjeçare. Uganda ka 34 milionë banorë. Çudi është se përkundër varfërisë së madhe dhe se shumica nuk ka rrymë e për ujë ecin disa kilometra, banorët nuk duan të ikin nga ky vend.
Edhe diçka për fund: kafja është e shtrenjtë. Ugandasit e prodhojnë, por nuk e pinë. Ata pinë çaj të cilin ua kanë sjell kolonialistët britanik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos