LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Penale sot vendos për ankesën e PSP-së për paraburgim të Sead Koçan

Gjykata Penale sot vendos për ankesën e PSP-së për paraburgim të Sead Koçan

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, sot do të vendos për ankesën e Prokurorisë Speciale kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake që të mos i shqiptohet masa e paraburgimit afaristit Sead Koçan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Argumentet e PSP-së se është e pakuptueshme të mos paraburgiset Koçan do t’i prezantojnë prokurorët Artan Ajro dhe Gavrill Bubevski.

PSP-ja ankohet për vendimin që të mos paraburgoset afaristi Sead Koçan
Lexo po ashtu PSP-ja ankohet për vendimin që të mos paraburgoset afaristi Sead Koçan

Gjatë ditës së enjte gjykatësi i procedurës paraprake solli vendim që Sead Koçan të mos paraburgoset, por të gjykohet në liri me garancë prej 900 mijë euro dhe obligim që një herë në javë të paraqitet në gjykatë.


Koçan është i dyshuar në rastin “Trust” të PSP-së, për falsifikim të dokumenteve, me çka ka fituar tender nga kopmania ELEM me vlerë prej 17 milionë euro./Telegrafi/