Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më sot ka pranuar rreth 2 mijë aplikime nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.
Kështu bëri të ditur sot në mbledhjen e KQZ-së Enis Halimi, kryeshef i SKQZ-së.
“ Deri më tash, rreth orës 13 kemi bërë prerjen, kemi pranuar 1716 aplikacione, nga të cilat 1437 janë aprovuar, 219 e kanë statusin të pezulluar në mënyrë që kushtimisht themi as të pranuar as të refuzuar por në pritje për t’u plotësuar dokumentacioni, 1 aplikues është refuzuar dhe 118 aplikacione janë të ashtuquajtura pa status të cilat janë duke i rivlerësuar dhe duke u riproceduar në të njëjtën kohë” , tha ai.
Ai njoftoi KQZ-në se aktualisht është duke u zhvilluar procesi i krijimit të Listës Votuese e cila bazohet në ekstraktin e Regjistrit Qendror Civil si dhe tregoi se janë më pak se 5 mijë votues me dokumente të skaduara të identifikimit dhe se ky numër po zvogëlohet çdo ditë e më shumë.
Anëtar i KQZ-së , Betim Gjoshi, tha se votimi jashtë vendit është duke shkuar mirë si proces si dhe u shpreh se ata që dëshirojnë të votojnë nga diaspora kanë të drejtë aplikimi deri më 22 Maj.
“Për mua është në rregull që ora 12 e natës të datës 22 të jetë afati i fundit por edhe ne do të jemi të shpejtë që mos me i vonu në kthimin e përgjigjeve, besoj që është duke u punuar paralelisht me iu kthy përgjigje atyre që kanë aplikuar deri më tash suksesshëm që mos me u vonu me zënë afatin e votimit”, u shpreh ai.
Në këtë mbledhje u shtrua edhe çështja e identifikimit të personit që voton.
Anëtari I KQZ-së Adnan Rrustemi tha se është e domosdoshme që të dhënat që përmban karta e identifikimit të votuesit duhet të jenë identikisht të njëjta me Listën Përfundimtare e Votuesve.
Sipas tij, po identifikohet edhe një problem në përzierjen e dokumenteve të vlefshëm të identifikimit për shkak se sipas tij, votuesit me kartelë të refugjatit nuk do të duhej të votonin brenda vendit.
“ Nëse je refugjat ti nuk je këtu, kjo vlen për votuesit jashtë vendit. Ligji dhe ligjvënësi i ka rendit në të njëjtin vend për shkak që i rendit dokumentet e identifikimit në tansi për të drejtën e votës por, praktika i ndan ata që janë me karta të refugjatëve dhe me kartela të personave të zhvendosur e përdorin për me votu nga jashtë vendit se nuk munden me votu brenda vendit kur nuk janë këtu, nuk ka logjike kjo”, u shpreh Rrustemi.
Ndryshe, në mbledhjen e së enjtes KQZ-ja legjitimoi me anë të votimit fletëudhëzimin e njëjtë që është përdorur në zgjedhjet e fundit./KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare