LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: LDK-AKR dhe Alternativa, zgjidhja më e mirë për të ardhmen

Mustafa: LDK-AKR dhe Alternativa, zgjidhja më e mirë për të ardhmen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Avdullah Hoti është zgjidhja më e mirë për ndërtimin e së ardhmes, ashtu siç është koalicioni i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se koalicioni LDK-AKR-Alternativës është gërshetim i shkencës dhe ekspertizës kulminante biznesore.

“Kryeministri i ardhshëm, prof. Dr. Avdullah Hoti, është zgjidhja më e mirë për ndërtimin e të ardhmes sonë. Ashtu siç është koalicioni i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën. Është gërshetim i së resë, shkencës dhe ekspertizës kulminante biznesore. Është rruga evropiane”, shkruan Mustafa në Facebook. /Telegrafi/