LAJMI I FUNDIT:

Përleshje e armatosur në ndërtesën e televizionit shtetëror afgan

Përleshje e armatosur në ndërtesën e televizionit shtetëror afgan

Zyrtarët afganë kanë thënë se një përleshje e armatosur është duke ndodhur në qytetin Jalalabad, pasi sulmuesit hynë në ndërtesën e televizionit shtetëror afgan.

Attaullah Khogyan, zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, ka thënë se një numër i sulmuesve kanë hyrë në ndërtesën e Radio Televizionit të Afganistanit (RTA).

Ai ka tha se përleshja e armatosur është duke ndodhur brenda ndërtesës, e cila gjendet afër ndërtesës së guvernatorit provincial.


Duket se të paktën tre sulmues kanë shpërthyer eksplozivët, ndërkaq të paktën edhe një sulmues është duke hapur zjarr, ka shtuar ai.

Dëshmitarët janë cituar të kenë thënë se disa punëtorë të RTA, janë të bllokuar brenda ndërtesës.

Ende është e paqartë se cili grup militant qëndron pas këtij sulmi. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Botë
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Evropa
Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza

Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza

Azia
Kalo në kategori