LAJMI I FUNDIT:

Gjykata përsëri do të vendos për paraburgimin e Koçan

Gjykata përsëri do të vendos për paraburgimin e Koçan

Prokurorët e PSP-së sot do të paraqiten në Gjykatën Penale në lidhje me arrestimin e biznesmenit Sead Koçan, pasi Gjykata e Lartë javën e kaluar e ndërpreu vendimin e Këshillit penal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sead Koçan nga fundjava e kaluar është në trajtim në Klinikën për Kardiologji në Shkup, ku dje edhe i është kryer koronografija.

Paraburgimi i Koçanit është përcaktuar në hetimin e PSP e koduar me emrin “Trust” kundër personave juridikë “TRANSMET” “Sileks Metale” dhe “Vato” për falsifikimin e dokumenteve për pjesëmarrje në tenderin e ELEM. Sipas gjetjeve të PSP-së, ELEM u ka mundësuar konsorcium nga këto tre kompani për të realizuar të ardhura nga mbi 17 milionë euro. /Telegrafi/