LAJMI I FUNDIT:

Çun Lajçi: Komandant i Dukagjinit, s’ta kam pas borxh dëshpërimin

Çun Lajçi: Komandant i Dukagjinit, s’ta kam pas borxh dëshpërimin

Aktori Çun Lajçi ka reaguar pas koalicionit zgjedhor PDK-AAK-Nisma, duke thënë se tash ka frikë që edhe Ramush Haradinaj do të votoj pro Demarkacionit me Malin e Zi.

Lajçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nuk ia ka pasur borxh dëshpërimin.


Lexoni të plotë postimin e Lajçit në Facebook:

“Unë artisti s’ta kam pas borxh dëshpërimin

Komandant i Dukagjinit!

Të erdha n’Strasbourg me nji strajcë poezi lum miku, dhe plot me mall t’i lexova e pastaj gojarisht ta thash:

‘kthehu me pisha të dhezuna në brina dhishë, me kunorë therrash rreth qafe, dhe ik prej luleve të mbushura grejza’ por nuk e paske pas kuptue!

Tani Çakorrin e Kullën frigohem se do ta votosh edhe Ti, e mua s’me mbetet tjetër veç me ia ba gjamën.

Unë vertetë s’e kuptuekam politikën, por as Ty lum miku.

Ç’krijesë qenka ky soj shqiptari.

A kështu paskan qenë edhe t’parët?

Sa dëshpërim në kët mengjes Maji të vitit marroç 2017!!!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori