MVL: Mandati i kryetarëve dhe këshilltarëve të komunave skadon në gjysmën e parë të majit
Inspektorati për Vetëqeverisje Lokale nuk ka kompetencë të japë interpretim autentik të ligjeve, midis të cilëve edhe Ligjit për vetëqeverisje lokale, njoftojnë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale (MVL) në kumtesën e sotme nga Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në të theksojnë se Ministria është kompetente për ndjekje të funksionalitetit të sistemit të vetëqeverisjes lokale dhe shpjegojnë se në pajtueshmëri me mendimin zyrtar nga Ministria e Drejtësisë, kompetente për zgjedhjet, e dorëzuar deri te komunat dhe Bashkia e Shkupit, anëtarët ekzistues të këshillave të komunave dhe kryetarët ekzistues të komunave mund t’i ushtrojnë kompetencat e tyre, të konfirmuara me ligj deri në përfundim të afatit të caktuar në nenin 16 paragrafi (1) nga Kodi zgjedhor, gjegjësisht deri në fund të gjysmës së parë të muajit maj.
Paraprakisht, Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale informoi se mandati i këshilltarëve në komuna ka skaduar më 24 mars të viti 2017, ndërsa i kryetarëve të komunave mund të zgjasë deri më 31 dhjetor të vitit 2017.
Siç theksuan në kumtesë, mandati i këshilltarëve në komuna, në pajtim me nenin 35 alineja 1 të Ligjit për vetëqeverisje lokale është 4 vite dhe ai duke pasur parasysh zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën më 24 mars 2013 është me mandat të skaduar prej 24 marsit 2017. Të gjitha vendimet të cilat këshillat e komunave i kanë sjellë pas kësaj date nga ana e Inspektoratit janë anuluar dhe janë vënë jashtë fuqisë, ndërkaq kurrfarë ndryshimi i mundshëm ligjor nga Kuvendi nuk ka veprim retroaktiv.
Mandatet, ndërkaq, të kryetarëve të komunave, siç qëndron në kumtesë, janë rregulluar me nenin 49 dhe 52 të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe aty qartë qëndron se mandati zgjatë deri në përfundimin e vitit rrjedhës, që do të thotë 31.12.2017. Duke pasur parasysh mandatin e kaluar të këshillave, kryetarët e komunave kryejnë funksion teknik, por në asnjë rast nuk guxon të ndërpresin së funksionuari komuna, ndërsa në rast se nuk i kryejnë obligimet ligjore, do të përballen me sanksione ligjore, thonë nga Inspektorati.
Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, si institucion kompetent shtetëror i cili e ndjek ligjshmërinë e njësive të vetëqeverisjes lokale, thekson në kumtesë se interpretimet e paraqitura këto ditë për mandatet e këshilltarëve dhe kryetarëve të komunave janë arbitrare dhe joserioze me qëllim të manipulimit të vetëdijshëm të qytetarëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tetovë: Dy mijë kërkesa për legalizim të objekteve
Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të Aushvicit: Është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore
Iu gjet sasi e substancave narkotike, arrestohet i dyshuari në Podujevë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite