LAJMI I FUNDIT:

Hakerët mund ta kontrollojnë kompjuterin tuaj edhe kur është i shkyçur

Hakerët mund ta kontrollojnë kompjuterin tuaj edhe kur është i shkyçur

Ekspertë të sigurisë alarmojnë për një lëshim të sigurisë te çipat Intel, i cili seriozisht rrezikon sigurinë e përdoruesve të kompjuterëve në gjithë botën.

Cris Thomas, i njohur si SpaceRogue nga Tenable Network Security, thotë se përmes rrugës së çipit hakerët mund të hyjnë në kompjuterin tuaj, madje edhe kur ai nuk është i kyçur në rrymë.

Në fakt, problemi është paraqitur në Intel Active Management Technology (AMT), e cila është bërë për t’iu mundësuar administruesve të menaxhojnë sistemin nga distanca, gjë e cila me të madhe lehtëson punën. AMT është aq shumë i avancuar sa e mundëson gjithë këtë edhe kur pajisja është e shkyçur, që nënkupton se hakerët një gjë të tillë mund ta shfrytëzojnë dhe të bëjnë dëme enorme.


“Ky lëshim është një kërcënim i madh, pasi është i pranishëm edhe te çipat Intel të prodhuar viteve të fundit dhe jo kur është në pyetje vetëm ATM. Gjendet në  Management Engine (ME), i cili lëviz gjërat si DRM (Digital Rights Management) dhe TPM (Trusted Platform Modules). Pra, bëhet fjalë për një problem serioz me potenciale të krijojë më shumë probleme”, tha Chris Thomas.

Ende nuk dihet saktë numri i kompjuterëve ose i sistemeve operative, të cilat i ekspozohen këtij rreziku dhe nuk dihet as mënyra për t’iu shmangur këtij problemi, por disa shifra tregojnë për 8500 kompjuterë të prekur, prej tyre pothuajse 3 mijë në SHBA, transmeton KosovaPress.

Në Intel kanë paralajmëruar se ky problem me sigurinë do të zgjidhet brenda këtij muaji, duke lënë të nënkuptohen se tashmë kanë nisur të punojnë për zgjidhjen e këtij problemi serioz të sigurisë.

Në trend Teknologji

Më shumë
Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit

Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit

Teknologji
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

Teknologji
OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

Teknologji
Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek

Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek

Teknologji
Kalo në kategori