LAJMI I FUNDIT:

Rusët alarmojnë Serbinë: Në qershor nis projekti për “Shqipërinë e Madhe”

Rusët alarmojnë Serbinë: Në qershor nis projekti për “Shqipërinë e Madhe”

Përveçse medieve serbe, tanimë edhe ato ruse kanë filluar të merren me atë që ata po e quajnë “projekti për krijimin e Shqipërisë së Madhe”.

Sipas medieve serbe, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një portal rus Izvestija.ru i cili ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë më 11 qershor, në pushtet në Prishtinë do të vijnë “nacionalistët ekstremë” të cilët do të fillojnë procesin e krijimit të një “Shqipërie të Madhe”.

Gjithashtu sipas këtij portali, një nga funksionet më të rëndësishme në qeverinë e re do të marrë Ramush Haradinaj.


“Sondazhet kanë parashikuar një fitore të skajshme nacionaliste të Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila është angazhuar hapur për mbajtjen e një referendumi mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”.

Izvestija.ru thekson se “kërcënimi i projektit ‘Shqipëria e Madhe’ ishte një nga temat kryesore të bisedës së presidentit rus Vladimir Putin me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq më 15 maj në Pekin”.

“Rënia e qeverisë së Isa Mustafës, mund të shpjegohet vetëm në një mënyrë, dhe që është presioni amerikan mbi shqiptarët e Kosovës për të përshpejtuar realizimin e projektit “Shqipëria e Madhe”. kthimin e mundshëm të Ramush Haradinajt në politikë, që do të thotë plane më agresive të shqiptarëve të Kosovës në raport me Serbinë dhe Maqedoninë”, citohet të ketë thënë Drejtori i Qendrës Ballkanike për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Viktor Kolbanovski. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori