LAJMI I FUNDIT:

Dy kuzhinierë nga Maqedonia morën katër medalje kulinarie në Kranjska Gora

Dy kuzhinierë nga Maqedonia morën katër medalje kulinarie në Kranjska Gora

Një medalje argjendi dhe tre të bronzit janë fituar nga ekipi i GastroMak Maqedonia në Festivalin e dytë ndërkombëtar të kulinarisë në Kranjska Gora në Slloveni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Igor Atanasov dhe Kristijan Kitanov morën pjesë në garë në kategorinë e gatimeve tradicionale, por edhe ato moderne. Igori mori dy medalje të bronzit, kurse Kristijani mori një medalje bronzi dhe një medalje argjendi./Telegrafi/