LAJMI I FUNDIT:

Conte: Mes meje dhe tifozëve ka lindur një ndjenjë shumë e bukur

Conte: Mes meje dhe tifozëve ka lindur një ndjenjë shumë e bukur
Getty Images

Antonio Conte është idhulli i ri tifozëve të Chelseas.

Në fitoren 4-3 ndaj Watfordit, fansat e Bluve të Londrës, brohoritën në kor emrin e trajnerit italian i cili që në sezonin e tij të parë me Chelsea arriti ta shpallte kampione të Anglisë skuadrën londineze ndërsa e ka çuar edhe deri në finalen e FA Cup.

Conte nuk e ka vendosur ende të ardhmen por duke parë sa shumë e përkrahin dhe e vlerësojnë tifozët e Chelseait, gjasat janë që ish trajneri i përfaqësues italiane ti thotë jo çdo oferte të Interit, për të vazhduar aventurën e tij në ishull, transmeton SS.


“Të dëgjosh të gjithë stadiumin të brohorasë në kor emrin tënd në një mënyrë shumë aposionante mendoj se është diçka që të emocionon pa fund. Jam pjesë e Chelseait, prej vetëm nëntë muajsh, por mes meje skuadrës dhe tifozëve ka lindur një ndjenjë shumë e bukur.  Po bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Objektivi ynë është të vazhdojmë kështu. Duam të arrimë kuotën e 30 fitoreve dhe të fitojmë FA Cup.  Nëse ja dalim të triumfojmë edhe në Wembley përballë Arsenalit, ky sezon do të ishte me të vërtetë fantastik për ne”.

I pyetur për një takim të mundshëm me presidentin Roman Abramovich në ditët e ardhshme për të diskutuar për rinovimin e kontratës, Conte nuk zbuloi asnjë detaj duke u përqendruar vetëm te dy takimet e fundit për ti bërë një mbyllje sa më perfekte këtij sezoni.

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Premier League
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

La Liga
UEFA delegon gjyqtarët për ndeshjen Kosovë - Rumani në Ligën e Kombeve

UEFA delegon gjyqtarët për ndeshjen Kosovë - Rumani në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori