LAJMI I FUNDIT:

Kapet në flagrancë duke vjedhur një kuletë

Kapet në flagrancë duke vjedhur një kuletë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi i njëjti është zënë në flagrancë duke vjedhur një kuletë nga viktima femër.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur në posedim dhe është konfiskuar një armë e ftohtë (thikë).

I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë.