LAJMI I FUNDIT:

Sektori qytetar në Maqedoni mësohet si të përfitojë donacione softuerike

Sektori qytetar në Maqedoni mësohet si të përfitojë donacione softuerike

Në Panairin e Shkupit do të mbahet aktivitet i Microsoft kushtuar sektorit të OJQ-ve, ”Cloud teknologjia ndihmon shoqërinë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Organizator i aktivitetit është Metamorfozis me mbështetje të Microsoft. Përfaqësuesve të sektorit qytetar do t’u mundësohet që të mësojnë më shumë për mundësitë se si të fitojnë donacione softuerike me vlerë deri 5000 dollarë nga Microsoft Azure, programi për mbështetje të sektorit qytetar që në Maqedoni dhe Ballkan zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis përmes platformës Techsoup Balkans./Telegrafi/