LAJMI I FUNDIT:

Mediat: Trump ka ndarë informacione sekrete me rusët

Mediat: Trump ka ndarë informacione sekrete me rusët
WASHINGTON, D.C., USA - MAY 10, 2017: Russia's Foreign Minister Sergei Lavrov, US President Donald Trump, and Russian Ambassador to the United States Sergei Kislyak (L-R) talking during a meeting in the Oval Office at the White House. Alexander Shcherbak/TASS ÑØÀ. Âàøèíãòîí. 10 ìàÿ 2017. Ìèíèñòð èíîñòðàííûõ äåë ÐÔ Ñåðãåé Ëàâðîâ, ïðåçèäåíò ÑØÀ Äîíàëüä Òðàìï è ïîñîë ÐÔ â ÑØÀ Ñåðãåé Êèñëÿê (ñëåâà íàïðàâî) âî âðåìÿ âñòðå÷è â Áåëîì äîìå. Àëåêñàíäð Ùåðáàê/ÒÀÑÑ

Mediat raportojnë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpalosur informacione të klasifikuara me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një takimi javën e kaluar, duke rrezikuar potencialisht një burim të inteligjencës për Shtetin Islamik.

Shtëpia e Bardhë i mohoi akuzat, që u publikuan nga Washington Post, Reuters dhe media të tjera, ndërsa demokratë dhe republikanë të Kongresit e cilësuan zbulimin e mundshëm të informacioneve si “shqetësues, të rrezikshëm dhe të pamatur”.

Mediat, duke cituar zyrtarë anonimë, thanë se informacionet që Trump ia ka përcjellë Lavrovit dhe ambasadorit rus në SHBA, Sergei Kislyak, gjatë takimit më 10 maj, janë siguruar nga një partner i SHBA-së, përmes një marrëveshjeje shumë të ndjeshme për shkëmbimin e informacionit.


Partneri nuk i ka dhënë Uashingtonit lejen për të ndarë materialin me Moskën dhe vendimi i Trumpit për të bërë një gjë të tillë rrezikon bashkëpunimin me një aleat që ka qasje në punën e brendshme të grupit militant Shteti Islamik.

Gjatë takimit në Zyrën Ovale me Lavrovin dhe Kislyakun, Trump, jashtë planifikimeve, raportohet se ka përshkruar detaje për një kërcënim nga Shteti Islamik që lidhet me përdorimin e kompjuterëve laptop në avionë.

Diskutimi i çështjeve të klasifikuara me një kundërshtar do të ishte i paligjshëm për shumicën e njerëzve, por presidenti ka autoritet të gjerë për të deklasifikuar sekretet qeveritare dhe, rrjedhimisht, zbulimet e tij mund të mos thyejnë ligjin, tha gazeta Washington Post.

Pas raportimeve të mediave, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, dhe këshilltari për siguri kombëtare, H.R. McMaster, lëshuan deklarata duke mohuar çdo gjë të papërshtatshme.

“Presidenti dhe ministri i Jashtëm shqyrtuan kërcënimet e përbashkëta nga organizatat terroriste, përfshirë kërcënimet ndaj aviacionit”, tha McMaster, i cili ka marrë pjesë në takim.

Ai shtoi se në asnjë moment nuk është diskutuar për burime ose metoda të inteligjencës dhe se nuk është zbuluar asnjë operacion ushtarak, për të cilin publiku nuk ka qenë në dijeni.

“Gjatë takimit të presidentit Trump me ministrin e Jashtëm, Lavrov, është diskutuar një gamë e gjerë çështjesh, në mesin e të cilave përpjekjet dhe kërcënimet e përbashkëta, sa i përket luftës kundër terrorizmit. Gjatë këtij shkëmbimi, është diskutuar natyra e kërcënimeve specifike, por jo burimet, metodat apo operacionet ushtarake”, tha Tillerson.

Por, senatori amerikan, Mark Warner, demokrat në Komitetin e Senatit për Inteligjencë, tha se nëse akuzat janë të vërteta, ato do të ishin “shuplakë në fytyrë” për komunitetin amerikan të inteligjencës.

“Të rrezikosh burimet dhe metodat është e pafalshme, sidomos me rusët”, shkroi Warner në Twitter.

Dik Durbin, po ashtu demokrat në Senat, i cilësoi zbulimet e raportuara si “të rrezikshme” dhe “të pamatura”.

Kryetari i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Corker, republikan, tha se raportet janë “shqetësuese” dhe së Shtëpia e Bardhë duhet të bëjë diçka së shpejti “për ta sjellë veten nën kontroll dhe rend”.

Lidhjet e dyshuara të fushatës së Trumpit me Moskën e kanë ndjekur presidencën e tij prej fillimit dhe janë pjesë e disa hetimeve. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori