LAJMI I FUNDIT:

Tetova ende me plan të vjetër urbanistik

Tetova ende me plan të vjetër urbanistik

Që nga viti 2003 Tetova ende është me Plan të njëjtë urbanistik. Prej atëherë e deri më tani edhe numri i banorëve, veturave dhe ndërtesave është rritur dukshëm dhe nevoja për një Plan të ri të përgjithshëm urbanistik është shtruar që moti, por në formë zyrtare akoma nuk ka një plan të ri, shkruan gazeta KOHA. Njohës të këtyre rrethanave thonë se Plani i 2003-shit, duhet të revidohet si në aspektin ligjor, po ashtu edhe praktik.

“Një kohë të gjatë thuhet që Tetova do të ketë Plan të ri urbanistik, por realisht deri më sot nuk ka asgjë të re nga kjo punë. Arsyet mund të jenë të ndryshme, por për mua janë të panjohura dhe mendoj që duhet një qasje shumë më serioze nga udhëheqja komunal, pasi që komuna e Tetovës ka kapacitete profesionale dhe administrative për realizimin e kësaj, mirëpo për arsye të panjohura nuk ka arritur që ta miratojë”, thotë për KOHA, Skender Palloshi, ekspert i çështjeve urbanistike.

Në ndërkohë, edhe nga komuna nuk kanë dhënë detaje se pse nuk është miratuar Plani i ri urbanistik për Tetovën.


“Sa i takon Planit të përgjithshëm urbanistik, është një dokument më kompleks, që ka të bëjë me zhvillim të qytetit. Është në fazë të përpunimit. Është e vërtetë që nuk arritëm ta miratojmë dhe shpresojmë se do të jetë gati shumë shpejt për miratim”, tha Isen Xhemaili, kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës.

Mirëpo, krahas kësaj, Skender Palloshi është i mendimit se plani ekzistues duhet të realizohet dhe më pas të miratohet një plan i ri.

Ai nënvizon se zonat e reja të ndërtimit, bashkë me hapjen e bulevardeve, do të sillnin zhvillim më të mirë të qytetit ndërsa do të kishte ndikim edhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, shprehet Palloshi.

Në trend Lajme

Më shumë
Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Kronika e Zezë
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Drejtësi
Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë

Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

Politikë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kalo në kategori