LAJMI I FUNDIT:

Përdori metoda të pazakonta që t’i mashtrojë 10 femra që të bëjnë seks me të

Përdori metoda të pazakonta që t’i mashtrojë 10 femra që të bëjnë seks me të

Mario Antoine nga Kanzasi i Shteteve të Bashkuara, ka pranuar se kishte mashtruar 10 femra duke i detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale me të, në këmbim që t’iu aranzhojë audicion për filma me përmbajtje pornografike.

Ai në internet kishte krijuar një seri të identiteteve të rrejshme duke u prezantuar si agjent për talente, menaxher, fotograf dhe kameraman, transmeton Telegrafi.


Pretendonte se punonte për produksione që merren me prodhimin e filmave për të rritur, siç janë “Playboy Asia”, duke u premtuar këtyre femrave mijëra dollarë rrogë nëse shfaqen në filmat e tij.

Por kur njëra prej tyre është ankuar se nuk e ka marrë rrogën, Atoine i kishte dërguar fotografitë e saj komprometuese kolegëve të saj, familjarëve dhe miqve.

Ndërsa një femre tjetër që i kishte ofruar pagë prej një mijë dollarë për xhirimin e një skene, e cila gjithashtu ishte ankuar, ai kishte vepruar njëjtë duke e kërcënuar se do t’ia publikojë fotografitë nëse nuk bën seks me të. Në këtë mënyrë, dyshohet se kishte mashtruar më shumë se 10 femra.

Brenda gjykatës thënë se Antoine e ka pranuar fajin, për të cilin do të dënohet deri më 10 vite burgim. Gjithashtu duhet t’i paguaj dëmshpërblim viktimave të tij.

Mario Antoine njihet për policinë për mashtrime tjera të shumta që ka bërë në të kaluarën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit marrin topin e ri nga SHBA-të, të cilin akoma nuk e posedon ushtria amerikane

Ukrainasit marrin topin e ri nga SHBA-të, të cilin akoma nuk e posedon ushtria amerikane

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Qytetarët e rinj gjermanë duhet të deklarojnë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar

Qytetarët e rinj gjermanë duhet të deklarojnë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar

Evropa
Mark Rutte emërohet shef i ri i NATO-s

Mark Rutte emërohet shef i ri i NATO-s

Evropa
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
U futën në pronën e kryeministrit britanik, policia arreston katër persona

U futën në pronën e kryeministrit britanik, policia arreston katër persona

Evropa
Kalo në kategori