LAJMI I FUNDIT:

Pritet rritje e numrit të të punësuarve në subjektet afariste në Maqedoni

Pritet rritje e numrit të të punësuarve në subjektet afariste në Maqedoni
Group of industrial workers. Isolated on white background.

Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve të subjekteve afariste në prill të vitit 2017 ishte 64,6 për qind, kumtoi Enti shtetëror i statistikave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas udhëheqësve të subjekteve afariste, gjendja ekonomike është më e pavolitshme në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa më e volitshme në krahaism me prillin e vitit të kaluar. Pritet që numri i të punësuarve të rritet.

Sigurimi i prodhimtarisë me porosi në krahasim me marsin e vitit 2017 është i volitshëm, pritjet për vëllimin e prodhimtarisë në tre muajt në vijim janë më të pavolitshme, ndërsa rezervat e prodhime të gatshme janë shtuar. Indikatori, ndërkaq, i besimit në industrinë përpunuese në prill të këtij viti është për 0,1 ikë procentuale më i ulët në krahasim me muajin paraprak, ndërkaq në krahasim me prillin e vitit të kalur është rritur për 2,6 pikë procentuale, njofton AIM.


Ndikim më të madh të kufizimit të vëllimit të prodhimtarisë kanë kërkesa e pamjaftueshme e huaj me 23,8 për qind, kërkesa e pamjaftueshme vendore me 18,3 për qind, mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore me 16,4 për qind dhe rrethanat e paqarta ekonomik me 12,4 për qind. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori