LAJMI I FUNDIT:

Portugalia fiton Eurovisionin (Foto/Video)

Portugalia fiton Eurovisionin (Foto/Video)

Portugalia e ka fituar Festivalin e këngës ‘Eurovision Song Contest’ duke triumfuar përpara Bullgarisë dhe Moldavisë në finale.

Kënga “Amar Pelos Dois” nga Salvador Sabral rrëmbeu 758 pikë për të dalë fituese në këtë garë.


Festa e fansave portugezë (Andres Putting)

Kjo është hera e parë që Portugalia e fiton Eurovisionin pas konkurrimit për plot 53 vjet në këtë kompeticion.

“Amar Pelos Dois” është shkruar nga motra e Sabral, Luisa.

Momenti i marrjes së çmimi (Andres Putting)

Festivali i sivjetmë u zhvillua në Kiev të Ukrainës, pasi në vitin e kaluar atë e fitoi ukrainasja Jamala.

Kështu në vitin e ardhshëm ‘Eurovision Song Contest’ do të zhvillohet në Portugali.

Shqipëria edhe këtë vit jashtë “Eurovisionit”, Linda Halimi nuk arrin të kualifikohet në natën finale (Foto)
Lexo po ashtu Shqipëria edhe këtë vit jashtë “Eurovisionit”, Linda Halimi nuk arrin të kualifikohet në natën finale (Foto)

Kujtojmë që në mesin e 18 shteteve garuese në natën e parë gjysmëfinale ishte edhe Shqipëria, e cila u përfaqësua me këngën “World”, të interpretuar nga këngëtarja Lindita Halimi.

Ndonëse performanca e saj ishte e suksesshme dhe rrëmbeu duartrokitjet e publikut në sallë, Linda nuk arriti që të mbledhë votat e duhura nga publiku dhe juria për t’u kualifikuar në natën finale. /Telegrafi/