Në Belgjikë ka nisur gjykimi për tetë princesha nga Emiratet e Bashkuara Arabe që sollën shërbëtorët në Evropë pa vizë pune duke i mbajtur në kushte jonjerëzore. Rasti mund të ketë pasoja të rënda për të akuzuarat.
Princesha Shekha Alnehayan dhe shtatë vajzat e saj e vizitojnë Brukselin rregullisht. Në vitin 2008, ato prenotuan apartamentin e zakonshëm luksoz në Hotelin Konrad për disa muaj. Me vete sollën edhe 20 shërbëtorët e tyre, të cilët duhet të jenë në dispozicion të tyre 24 orë në ditë, pa ushqim të mjaftueshëm, pa shtretër dhe pa vizë – përfshirë edhe vizë pune për Bruksel.
Familja Alneyahan është një familje me ndikim të madh në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pak para se të ndodhte ky rast në Bruksel, kjo familje e kishte blerë klubin e njohur futbollistik “Manchester City”. Tani, të tetë princeshat janë akuzuar për shkelje të rregullave të punës dhe trafikim qeniesh njerëzore.
“Shërbëtoret nuk paguheshin, punonin ditë e natë dhe flinin në dysheme. Princeshat i fyenin dhe i keqtrajtonin vazhdimisht”, tregon Patricia LeCocq, zëdhënëse e organizatës belge për të drejtat e njeriut “Myria”.
Rasti u bë ditur pasi njëra nga shërbëtoret u arratis nga hoteli dhe denoncoi gjithçka në polici. Policia nisi hetimin, pas të cilit policia vërtetoi deklaratën e shërbëtores: gratë mbaheshin peng në kushte jonjerëzore. Si rrjedhojë, rasti përfundoi në gjykatën belge. Tani nëntë vjet më vonë, princeshat do të përgjigjen për akuzat ndaj tyre. Avokati i familjes mbretërore ka akuzuar policinë belge se hetimet nuk janë bërë konform ligjeve, raportojnë mediat belge. Kjo është edhe arsyeja kryesore për kohëzgjatjen e rastit.
Nicholas McGeehan nga “Human Rights Watch” thotë: “Unë nuk e besoja dot që në media kjo temë nuk nxiti më shumë reagime”. Dhe ky nuk është rast i vetëm. Në janar të këtij viti janë bërë akuza të njëjta në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për një familje nga Dubai. Këto të fundit, gjatë një vizite të shkurtër në Vjenë, kanë pasur shërbëtore nga Filipinet. Por për shkak se nuk ka asnjë marrëveshje midis Austrisë dhe Emirateve, kjo akuzë nga shërbëtoret e keqtrajtuara ka shanse minimale para gjykatës. Kryerësit e veprës penale janë larguar tashmë dhe nuk mund të thirren para gjykatës.
Në shumë shtete të Evropës ka shkelje të rënda të ligjeve për të drejtat e njeriut nga vizitorë prej shteteve arabe si: Arabia Saudite, Bahraini, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Mënyra si i trajtojnë ata shërbëtorët e tyre në vendet e tyre mund të jetë në përputhje me ligjin, por në shtetet evropiane kjo është ndryshe. Në shtete si Gjermania, Austria dhe Belgjika, ata bëjnë shkelje të ligjeve kombëtare. Si në rastin e tetë princeshave.
Një akuzë tjetër që u ngrihet princeshave është ajo se shërbëtoret në Belgjikë i kanë marrë pa leje pune dhe që ata të punojnë në Belgjikë u duhet patjetër leje për punë. Për këtë shkak organizata „Myria” i akuzon ata për trafikim qeniesh njerëzore.
Gjykata belge ka tani mundësinë që të vendosë një precedent për praktika të tilla, pasi siç shihet, janë raste të shpeshta. “Nëse gjykata i dënon princeshat për tregti qeniesh njerëzore, princeshat mund të përfundojnë në burg, ose t‘u paguajnë dëmshpërblim viktimave. Por problemi është se tani më ka kaluar shumë kohë dhe dënimi mund të jetë shumë më i lehtë për të akuzuarit” tha Patricia Le Cocq.
Problemi tjetër është se edhe nëse të akuzuarit dënohen me burg, ka gjasa të larta që Emiratet e Bashkuara Arabe të deportojnë personat e akuzuar. Për aktivistët për të drejtat e njeriut ky fakt është mjaft frustrues. McGeehan nga organizata „Human Rights Watch” ka ende shpresa dhe thotë: „Procesi gjyqësor mund të jetë shumë i rëndësishëm, për arsye se familjet më të pasura në botë do të akuzohen për trafikim me njerëz”.
Mbetet të shpresojmë se do të ketë ndryshime dhe së paku të njoftohet opinioni se si shtetet e Gjirit abuzojnë me të drejtat e njeriut. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'